web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Kumbulla prezantohet në La Liga

18 Gusht 2025, 19:27, Sport CNA

ZYRTARE/ Kumbulla prezantohet në La Liga

Marash Kumbulla është lojtari më i ri i Mallorca-s. Mbrojtësi i Kombëtares është rikthyer në La Liga, ku synon të shkëlqejë sërish, ashtu si në sezonin e kaluar.

Roma dhe Mallorca kanë arritur marrëveshjen e tyre, për huazimin deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje, për një shumë prej tetë milionë eurosh.

Te klubi spanjoll, Kumbulla do të gjejë një tjetër shqiptar si Vedat Muriqi, i cili e nisi sezonin me karton të kuq ndaj Barcelonës.

Për 25-vjkeçarin shqiptar kjo do të jetë aventura e dytë jashtë Italisë, pas asaj tek Espanyol, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Hellas Veronën.





Lajmet e fundit nga