web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhgënjen Atletico, mposhtet me përmbysje nga Espanyol

17 Gusht 2025, 23:51, Sport CNA

Zhgënjen Atletico, mposhtet me përmbysje nga Espanyol

Atletico Madrid e ka nisur kampionatin me humbje, pasi u mposht në transfertë nga Espanyol, me rezultatin 2-1.

Ndeshja nisi mirë për miqtë, që kaluan të parët në avantazh me anë të Alvarez në minutën e 37. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Atletico-s.

Në fraksionin e dytë, vendasit reaguan dhe arritën barazimin në minutën e 73 me Rubio, pas asistit të Exposito. Vetëm 11 minuta më vonë, Milla përmbysi rezultatin duke shënuar golin e dytë për Espanyolin. Asisti për këtë gol u dha nga El Hilali. Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Espanyoli mori tri pikët e para në La Liga. Atletico u detyrua të largohej pa pikë nga ndeshja e parë e sezonit.





Lajmet e fundit nga