web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Dinamo bën goditjen e madhe, firmos sulmuesi që shpërtheu te Skënderbeu

9 Gusht 2025, 23:39, Sport CNA

ZYRTARE/ Dinamo bën goditjen e madhe, firmos sulmuesi që

Dinamo ka finalizuar një lëvizje të madhe në merkato, duke firmosur me Bernard Berishën.

Klubi kryeqytetas i ka surprizuar të gjithë, ndërsa sulmuesi pritej te Ballkani.

Berisha rikthehet në Superiore, ku më parë ka luajtur me Skënderbeun dhe Besën.

NJOFTIMI:

Bernard Berisha vishet blu!

Bernard Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Presidenti Adrian Bardhi, ka bërë surprizën e radhës, duke arritur të bindë futbollistin kosovar për të veshur fanellën blu.

Sulmuesi i njohur sjell eksperiencë ndërkombëtare te “Nëndetësja” jonë… Ai ka luajtur me përfaqësuesen e Kosovës dhe në Rusi.

Berisha gjithashtu e njeh mjaft mirën futbollin shqiptar, pasi më parë ka veshur fanellën e Besës dhe Skënderbeut. Ai vjen si një vlerë e shtuar për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja.





Lajmet e fundit nga