Keko i nënshtrohet operacionit, Partizani zbulon gjendjen e sulmuesit
Sulmuesi Albers Keko ka kaluar me sukses operacionim, pas ...

Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë.
Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci foli për përgatitjet intensive që po bëhen në prag të nisjes së sezonit. “Jemi në metrat e fundit të garës, që do të fillojë më 15 gusht ku ne do të nisim me testimet fizike të Kategorisë së Parë. Gjithashtu do të bëjmë prezantim me të gjithë klubet e Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore” ndryshimet e rregullores së lojës dhe disa nga problematikat që ka pasur sezoni i kaluar në lidhje me vendimmarrjet e arbitrave dhe sistemit VAR”.
Risi e këtij sezoni është investimi më i fundit i FSHF-së, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR në Shtëpinë e Futbollit. “Qershia mbi tortë e këtij sezoni të ri është investimi më i ri i FSHF-së, që do t’i vijë gjithmonë në ndihmë klubeve, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR që është në ambientet e FSHF-së. Me këtë investim të ri, FSHF rreshtohet krah federatave më të mira në Europë, që implementimin e sistemit VAR e kanë në ambientet e Federatave të tyre” – thotë Sokol Jareci për FSHF.org.
Shefi i Sektorit të Arbitrimit tregon se trajnimi i arbitrave nis javën e ardhshme ndërsa ka edhe një ftesë për të gjithë djemtë e vajzat për t’iu bashkuar kësaj fushe – “Javës tjetër ne nisim procesin e trajnimit të arbitrave të Kategorisë “Abissnet Superiore” dhe të Parë. Do të nisë testimi në ambientet e reja sepse infrastruktura është e gjitha e re.
Gjithmonë shfrytëzojmë rastin për të bërë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve të rinj që janë pjesë e futbollit të ndjekin Akademinë e Arbitrimit. Me numrat nuk jemi shumë të kënaqur, sidomos në kolegjiumet e rretheve. Tirana mban rekordin, për shkak edhe të popullsisë. Duhet t’i arrijmë numrat që të mbulojmë të gjithë aktivitetin futbollistik që ofron FSHF”, – nënvizon Jareci.
Prej disa vitesh tashmë, nuk mungon bilbili shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe në takimet kualifikuese për djem e vajza në kompeticionet europiane, kanë gjykuar ndeshje disa arbitra. Risi ishte Albert Doda në rolin e AVAR-it për herë të parë në një ndeshje europiane.
“Kanë filluar të gjithë aktivitetet e UEFA-s për djem e vajza. Florian Lata ishte pjesë e turit të parë. Edhe te vajzat, ishim prezentë në turin e parë të Champions League me Eglantina Pjetrushajn. Për vajzat këtë vit shtohet edhe një aktivitet i ri, siç është Liga e Europës që do të thotë që rritet edhe numri i pjesëmarrjes për arbitret tona.
Enea Jorgji ishte pjesë e turit të tretë të Europa League së bashku me asistentët Rexha dhe çokaj. Risi ishte që për herë të parë mori pjesë në evenimente të UEFA-s, në rolin e asistentit të VAR, Albert Doda. Përveç se arbitrave në fushë dhe asistentëve, UEFA po i beson zyrtarëve tanë edhe rolin e sistemit VAR dhe AVAR”, – përfundoi Sokol Jareci.
Sulmuesi Albers Keko ka kaluar me sukses operacionim, pas ...
Indrit Tuci ka mbyllur bashkëpunimin me Sparta Prague dhe ...
Rikthimi i Randal Kolo Muani te Juventusi po bëhet gjithnj...
Te Barcelona, situata mes klubit dhe portierit Ter Stegen ...
Sherif Kallaku është lojtari i ri i Vllaznisë. Klubi shkod...
Real Madrid ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ...
Armando Broja është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Burnley...
Te Paris Saint-Germain priten ndryshime të rëndësishme sa ...
Artikulli i “La Gazzetta dello Sport”, për besën e shqiptari...
Janë publikuar emrat e 30 futbollistëve më të mirë të sezo...
Punimet për ndërtimin e dy fushave të reja në qytetin e Pë...
Pas miqësoreve të ekipit kombëtar U-19 kundër Italisë, tas...
Partizani zhvilloi të enjten ditën e dytë të stërvitjes në...
Katër skuadra shqiptare luajtën ndeshjet e tyre në Europë....
Juventusi po punon në dy fronte këtë verë, me ekipin në fa...
Vllaznia ka prezantuar një goditje të bujshme në merkato. ...
Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Pogradecit, në miqësoren e zh...
Ardon Jashari është zyrtarisht lojtari më i ri i Milanit. ...
Mladen Milinkoviç është trajneri i ri i Partizanit. Të kuq...
Milani vazhdon me ndryshime të shumta në këtë merkato vere...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...