web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Derbi në miqësore, Skënderbeu tregon forcën ndaj Pogradecit

6 Gusht 2025, 19:18, Sport CNA

Derbi në miqësore, Skënderbeu tregon forcën ndaj Pogradecit

Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Pogradecit, në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Triumf i merituar për korçarët në derbi, ku dominuan gjatë gjithë kohës. Në pjesën e parë ishte Dejvid Janaqi që zhbllokoi sfidën me një supergol, ndërsa në fraksionin e dytë, një autogol dyfishoi shifrat në favor të bardhekuqve.

Skënderbeu jep sinjalet e para, pasi të dyja ekipet do të luajnë në Kategorinë e Parë dhe synim kanë ngjitjen në Superiore.

Pak ditë më parë Skënderbeu triumfoi edhe ndaj Besës në miqësoren e zhvilluar në Korçë.





Lajmet e fundit nga