web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme nga Franca, dy klube të mëdha duan Zhegrovën. Ja ku pritet të transferohet

5 Gusht 2025, 17:37, Sport CNA

E bujshme nga Franca, dy klube të mëdha duan Zhegrovën. Ja ku

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille gjatë merkatos së verës, me klubin që ka konfirmuar dëshirën e lojtarit për të mos rinovuar kontratën që skadon në vitin 2026.

Mes interesimeve të shumta europiane, më konkret është ai i Marseille. Klubi francez, i kualifikuar për Ligën e Kampioneve dhe në një fazë të merkatos shumë aktive, dëshiron të forcojë krahun e djathtë të sulmit me afrimin e lojtarit nga Kosova.

Zhegrova shihet si alternativë apo konkurrencë për Mason Greenwood, i cili aktualisht mban pozicionin në atë sektor. Lojtari “dardan” është i entuziazmuar për një kalim te OM dhe e sheh këtë hap si rritje në karrierë.

Megjithatë, konkurrenca mbetet e fortë, pasi edhe Al-Nassr ka hyrë në garë me një ofertë ekonomike të rëndësishme. Lille është e gatshme ta shesë, duke qenë se nuk dëshiron të humbasë lojtarin pa përfitim financiar.





Lajmet e fundit nga