web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Daku nuk di të ndalet, i jep fitoren Rubin Kazan me dopietë golash

4 Gusht 2025, 21:14, Sport CNA

Daku nuk di të ndalet, i jep fitoren Rubin Kazan me dopietë golash

Mirlind Daku ka shënuar dy gola në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj Sochi, në kuadër të kampionatit rus.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi fillimisht nga penalltia në minutën e 12-të dhe më pas shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 78-të.

Kjo ishte dopieta e parë për Dakun në këtë sezon. Ai ka arritur në katër gola të shënuar në tre ndeshje të luajtura deri tani. Forma e tij duket e shkëlqyer në këtë fillim edicioni.

 Këto paraqitje vijnë pak javë përpara grumbullimit të radhës të Kombëtares në muajin shtator. Daku është një nga lojtarët më produktivë në repartin ofensiv të Rubin Kazan.





Lajmet e fundit nga