web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vllaznia “shpërthen” në merkato, gati tri afrime

4 Gusht 2025, 15:41, Sport CNA

Vllaznia “shpërthen” në merkato, gati tri afrime

Pas eliminimit nga Conference League, te Vllaznia priten disa lëvizje në merkato. Shkodranët po lëvizin për të afruar lojtarë që ndihmojnë stafin teknik dhe thuajse kanë siguruar tri firma.

Sherif Kallaku mund të quhet një lojtar i kuqebluve. Palët kanë arritur akordin mes tyre dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.

Një tjetër lojtar që afrohet te shkodranët pritet të jetë edhe Bakary Gudiaby, i cili në sezonin e fundit luajti për Dinamon në Superiore.

Afrimi i tretë, por më i vështiri për momentin, pritet të jetë ai i fantazistit Sebastian Spahiu. 25-vjeçari është lojtar i lirë dhe përflitet se mund të transferohet te Vllaznia. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se mes palëve ka pasur kontakte, por ende nuk mund të flitet për një marrëveshje.  





Lajmet e fundit nga