web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një brazilian për mesfushën, Tirana bën gati afrimin e radhës

5 Gusht 2025, 14:43, Sport CNA

Një brazilian për mesfushën, Tirana bën gati afrimin e

Tirana ka pësuar ndryshime të shumta në këtë merkato vere. Pas largimeve, bardheblutë kanë bërë afrime të shumta dhe nuk kanë ndërmend të ndalen.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Tirana është pranë transferimit të një mesfushori brazilian. Bëhet fjalë për Eliton Júnior, i cili është lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me skuadrën e Amazona-s.

27-vjeçari ishte pjesë e gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi një vit më parë dhe kundërshtar i Tiranës në Europë.

Kujtojmë se aktualisht bardheblutë ndodhen në Greqi për të kryer fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri.





Lajmet e fundit nga