web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga sporti te politika, Valduci: Pilinci, plak matuf dhe karagjoz. Nuk mund të lejojmë që të tallet me popullin

16 Gusht 2025, 12:39, Sport CNA

Nga sporti te politika, Valduci: Pilinci, plak matuf dhe karagjoz. Nuk mund

Ish-drejtori i bordit drejtues të Skënderbeut, Adriano Valduci, është rikthyer të flasë për zhvillimet e fundit në vend, duke prekur si politikën ashtu edhe sportin. Ai theksoi se mendimet e tij duhet të dëgjohen më shpesh dhe nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen t’i futet politikës.

“Mendoj që ju të mediave keni humbur. Kanë qenë muaj shumë të ngarkuar, si për sa i përket politikës ashtu edhe sportit. Prandaj mendoj që duhet të ishim takuar më shpesh bashkë për t’i diskutuar këto ngjarje.

Unë i ndjek të dyja me shumë interes. Nuk është se kam ndonjë ambicie për t’u marrë me politikë për momentin, por në të ardhmen pse jo. Kam përshtypjen që politikës mund t’i shërbejë kontributi im, ashtu siç ju vetë e patë në sport. Pa kontributin tim jo vetëm Skënderbeu, por edhe ekipi kombëtar nuk do të ishte ky që është sot”, tha fillimisht ai.

Valduci u shpreh me tone të ashpra ndaj Pëllumb Pilincit, të cilin e quajti karagjoz dhe tha se nuk mund të lejohet të tallet me popullin.

“Ky karagjozi Pilinci më detyroi të mendoj t’i hyj politikës. Tani ky karagjoz nuk mund të tallet me këtë milet. Ky kishte nxjerrë dhe disa karagjozë të tjerë aty për faqe të zezë. U mata disa herë t’i shkoja aty me çunat.”

 


Pse nuk shkuat? Çfarë ju pengoi?

“Ishin çunat me pushime. Dhe vetë nuk doja të ndyja duart me një plak matuf.”

 


Në mbyllje, Valduci dha një prononcim edhe për Kombëtaren shqiptare, ku u shpreh kritik ndaj trajnerit aktual.

“Me Kombëtaren do filloj të merrem që tani, se dhe ky Silvinjo më duket si ky Pilinci.”





Lajmet e fundit nga