web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Roma godet në merkato pas refuzimit të Sancho

18 Gusht 2025, 20:27, Sport CNA

Roma godet në merkato pas refuzimit të Sancho

Jadon Sancho ka vendosur të mos e pranojë ofertën e Romës, duke shtyrë çdo vendim mbi të ardhmen e tij.

Edhe interesimi i Besiktas, me një ofertë prej 15 milionë eurosh plus bonuse për Manchester United dhe një kontratë katërvjeçare me 9 milionë euro në sezon për lojtarin, mbetet pezull. Përballë këtij refuzimi, Roma ka mbyllur marrëveshjen për Leon Bailey të Aston Villës.

Xhamajkani 28-vjeçar do të transferohet fillimisht në formë huazimi me pagesë prej 3 milionë eurosh, ndërsa klubi italian do të ketë të drejtë ta blejë për 22 milionë euro, me bonuse të përfshira.

Klubi verdhekuq është gjithashtu në kërkim të një tjetër sulmuesi anësor dhe ka vënë në shënjestër Jonathan Rowe, i cili është përfshirë në një konflikt me Adrien Rabiot te Olympique Marseille.

Megjithatë, pista mbetet e vështirë për shkak të interesit të disa klubeve angleze dhe nevojës së Romës për të realizuar fillimisht një shitje të rëndësishme, si ajo e Kone, për të financuar operacionin.





Lajmet e fundit nga