web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita te Partizani, presidenti Demi me mesazh për skuadrën

20 Gusht 2025, 15:33, Sport CNA

Vizita te Partizani, presidenti Demi me mesazh për skuadrën

Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, presidenti i klubit, Gazment Demi, dhe kryetari i Bordit, Filip Çakuli, zhvilluan një vizitë në ambientet e klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:

“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

Nga ana e tij, kryetari i Bordit, Filip Çakuli, rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.





Lajmet e fundit nga