web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lushkja në Iran, zbulohet sa ka përfituar Egnatia

22 Gusht 2025, 16:04, Sport CNA

Lushkja në Iran, zbulohet sa ka përfituar Egnatia

Regi Lushkja është larguar zyrtarisht nga Egnatia. Mesfushori do të vazhdojë karrierën në Iran, te skuadra e Tractor.

Kjo u bë e ditur nga vetë klubi rrogozhinas nëpërmjet rrjeteve sociale. Mësohet se në arkat e Egnatias janë paguar 300 mijë euro, për ta lënë të lirë lojtarin.

Më herët, kampionët e Shqipërisë refuzuan një ofertë prej 100 mijë eurosh nga Sivasspor.

Lushkja ishte një pikë kyçe tek Egnatia në dy vitet e fundit dhe shihet si humbje e madhe për ekipin.





Lajmet e fundit nga