web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nkunku drejt rikthimit në Gjermani, por jo te Bayern

22 Gusht 2025, 18:20, Sport CNA

Nkunku drejt rikthimit në Gjermani, por jo te Bayern

Christopher Nkunku është pranë rikthimit te Leipzigu, pasi aventura e tij te Chelsea nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.

Klubi gjerman po negocion me londinezët për transferimin e përhershëm të sulmuesit francez, pasi as lojtari dhe as Chelsea nuk e shohin të vlefshëm opsionin e huazimit. Në bisedime është përfshirë edhe mundësia që në drejtim të kundërt të shkojë Xavi Simons drejt Premier League.

Për Nkunku ka pasur interes edhe nga Bayern Munchen, por bavarezët kërkonin huazim, gjë që nuk u pranua. Chelsea vlerëson kartonin e tij rreth 50 milionë euro, ndërsa kontrata e sulmuesit me klubin anglez është e vlefshme deri në vitin 2029.

27-vjeçari ka lënë gjurmë te Leipzig gjatë periudhës 2019-2023, ku shënoi 70 gola në 172 ndeshje dhe fitoi çmime individuale në Bundesliga.





Lajmet e fundit nga