Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...

Erlis Frashëri është i bindur se Skënder beu do të ngjitet në Kategorinë Superiore si kampion. Kapiteni i korçarëve, në një interviste ka folur për rivalitetin me Dinamon dhe Flamurtarin, ndeshjen e radhës ndaj Apolonisë, si dhe raportin që ka me trajnerin Ivan Gvzodenoviç. 34-vjeçari beson shumë se me grupin që kanë bardhekuqtë, nuk do ta lëshojnë kreun e renditjes.
Ju keni luajtur edhe më parë në këtë kategori, si është ky sezon dhe a mund të themi që ka rivalitet si asnjëherë tjetër?
Po, është e vërtetë që Kategoria e Parë këtë sezon është shumë e bukur dhe intriguese. Vetë emrat e klubeve që marrin pjesë dhe luftojnë për t’u kthyer në elitë e tregojnë këtë. Për mua është një kampionat që ke qejf të luash për rivalitetin që ka, nivelin dhe kushtet në stadiume.
Fakti që marrin pjesë skuadra që kanë bërë historinë e futbollit shqiptar, ju është dukur ndonjë moment sikur po luani në Superiore?
Ka pasur shumë ndeshje që jemi ndierë si të tillë. Rivaliteti ka qenë i madh dhe të jem i sinqertë nuk e kam pritur që të vuajmë kaq shumë. Kjo e ka bërë edhe më të bukur garën, sepse formula ku ngjiten dy direkt dhe bien katër ekipe nga kategoria, e shton konkurrencën.
Jeni ndalur në Lezhë së fundmi, çfarë nuk shkoi në atë takim dhe a keni ndonjë peng për barazimin?
Nuk mendoj se ishte një rezultat për t’u bërë dramë. Besëlidhja ka ekip të mirë dhe na ka marrë pikë edhe në Korçë. Lezhjanët e kishin jetike, kështu që një pikë nuk mund ta quaj rezultat negativ.
Aktualisht keni një pikë më shumë se Dinamo dhe tri më tepër se Flamurtari. Cilën nga këto dy skuadra vlerësoni më shumë?
Përderisa i kemi rivalë direkt, do të thotë se janë me meritë aty ku ndodhen. Personalisht mendoj se Flamurtari ka skuadër më të fortë, por nuk do të thotë gjë kjo, sepse në fund mund të mos fitojë më i miri.
Pse besoni se do ta mbyllni ju të parët këtë sezon?
Besoj shumë se do të jemi ne të parët deri në fund, pasi kemi treguar stabilitet në rezultate dhe e dimë se çfarë kërkojmë. Skuadra është konsoliduar shumë pas afrimeve në janar. Jemi më të fortë se rivalët.
Prisni Apoloninë, që vetëm dy javë më parë mundi Dinamon në transfertë. Çfarë ndeshjeje parashikoni?
Sigurisht që do të jetë e fortë. Apolonia nuk ka çfarë të humbasë dhe do të mundohet të na prishë punë, por nuk do t’ia japim këtë shans.
Si është raporti juaj me Gvozdenoviçin dhe çfarë ka ndryshuar pas ardhjes së tij në skuadër?
Me ardhjen e tij në ekip, atmosfera është bërë shumë pozitive dhe shpresëdhënëse për të arritur objektivat e klubit. Nga ana ime si kapiten skuadre, trajneri Gvozdenoviç gëzon një respekt të veçantë, sepse kemi një bashkëpunim shumë të mirë në grup për të punuar për çdo problem që na del pengesë.
Kombëtarja shqiptare zhvilloi këtë të premte, stërvitjen e r...
Trajneri i njohur Mirel Josa, ka qenë sot i ftuari në emisio...
Altin Lala ka besim se Shqipëria do të shkojë larg me traj...
Për të shkuar te titulli kampion duhet të kesh eksperiencë d...
Bajern Mynih ka zyrtarizuar gjatë pasdites së sotme shkarkim...
Besmir Shabani nuk do të jetë më pjesë e Apolonisë. Lajmi ne...
Kombëtarja Shqiptare vijon programin stërvitor për ndeshjen ...
Milani mendon që tani për sezonin e ardhshëm dhe për të qenë...
Një bashkëbisedim “live” në rrjetet sociale mes Tedi Carës d...
Ernest Muçi ishte një nga emrat surprizë që nuk figuronte në...
Mateo Retegui mund të quhet në këto momente njeriu i momenti...
“U kualifikuam nga faza e grupeve dhe në vend që të gëzohesh...
Vendimi për të ndryshuar trajnerin në këtë fazë të sezonit n...
Jurgen Nagelsman nuk do të jetë më trajner i Bajernit të Myn...
Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet për ndeshjen me...
Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rë...
Diego Longo është prezantuar zyrtarisht ditën e sotme para m...
Klaus Gjasula u paraqit sot në konferencën për shtyp përpara...
Përpara sfidës me Poloninë, mesfushori i Kombëtares shqiptar...
Sfida e së hënës midis Polonisë dhe Shqipërisë në Varshavë d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...