web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitore minimale e Kosovës, Foda debuton me këmbën e mbarë

22 Mars 2024, 19:20, Sport CNA

Trajneri Franco Foda debutoi me fitore në stolin e Kosovës. "Dardanët" triumfuan minimalisht në Yerevan ndaj Armenisë.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Milot Rashica në minutën e 25-të të pjesës së parë. Pas një topi të goditur nga Zhegrova, që më pas u ndal në traversë, Milot Rashica e kishte të lehtë që me portën e boshatisur ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.

Kjo fitore i jep motivim Kosovës, të cilët kthehen te triumfi pas dy ndeshjes. Ndeshjen e radhës, përfaqësuesja dardane e ka përballë Hungarisë më datë 26 mars, sfidë e cila starton në orën 19:00.





Lajmet e fundit nga