DETAJET E FESTËS/ Partizani shet të gjitha biletat, trofe në të dyja stadiumet
Partizani prej ditësh përgatitet fort në fushë për ndeshje...

Tetë skuadra në ankth për verdiktet, Egnatia për qejf (ka siguruar Europën nga vendi i tretë) dhe Kastrioti për formalitet (ka rënë zyrtarisht nga Superiorja si vend i fundit). Duhet të kthehemi shumë vite pas për të parë një kampionat që është i hapur për titullin, Europën dhe mbijetesën deri në javën e fundit. 80% e skuadrave janë totalisht në garë për synimet që kanë, me titullin që do të ndahet mes Partizanit dhe Tiranës, ndërsa skuadrat kanë nga 64 pikë secila dhe diferencën e bën vetëm bilanci më i mirë i të kuqve në ndeshjet direkte.
“Demat” presin Teutën që është në vendin e katërt dhe durrsakëve u duhen pikë për të mbajtur pozicionin që të çon në Europë. Nga ana tjetër, Tirana luan ndaj Erzenit, që i ka jetike pikët, pasi mund të humbasë vendin e tretë, që ia rrezikon një fitore e mundshme e Bylisit. Luftë e madhe mes tri skuadrave është për vendin e katërt, aty ku Laçi ka ndeshjen më të lehtë në letër, pasi pret Kastriotin. Një humbje ose barazim i durrsakëve ndaj Partizanit, së pari do të favorizonte Vllazninë, që në rast fitoreje kundër Bylisit në Ballsh, do ta parakalonte Teutën. 48 pikë kanë durrsakët, 47 shkodranët dhe 45 kurbinasit, me këta të fundit që janë në një garë ku duket sikur zihen dy dhe përfiton i treti.
“Djemtë e detit” digjen edhe në rast se e mbyllin me pikë të barabarta me kurbinasit (Laçi favorizohet nga ndeshjet direkte) dhe njëkohësisht Vllaznia humbet në Ballsh. Ndërsa mbijetesa është një rebus më tepër për zonën “play out”, pasi Kukësi është skuadra më e favorizuar për të shpëtuar direkt, teksa përballet me Egnatian e pamotivuar. Bylisi dhe Erzeni do të kërkojnë të kenë edhe një shans në ndeshjen shtesë, por duhet të mundin respektivisht Vllazninë dhe Tiranën. Nëse ballshiotët fitojnë dhe shijakasit barazojnë, ekipet e mbyllin me pikë të njëjta (41). Ky variant nxjerr Bylisin të tetin, që ka avantazhin e ndeshjeve direkte.
Rregullorja për Europën dhe rënien nga Superiorja
Klubet që do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në garat e organizuara nga UEFA, do të përcaktohen si më poshtë:
a) Klubi që shpallet kampion në "Abissnet Superiore” në sezonin 2022-2023, do të marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Kampioneve;
b) Klubi që shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
c) Klubet që renditen në vendet 2 dhe 3 në klasifikimin përfundimtar të “Abissnet Superiore” do të marrin pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
d) Nëse klubi i shpallur kampion i Superiores fiton njëkohësisht edhe Kupën e Shqipërisë, atëherë ekipi i renditur në vendin e katërt në klasifikimin përfundimtar, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
e) Nëse klubi i renditur në vendin e dytë ose të tretë, fiton njëkohësisht edhe Kupën, atëherë klubi i renditur në vendin e katërt do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
f) Nëse skuadra e shpallur kampione, fiton njëkohësisht edhe Kupën dhe nëse skuadra finaliste e Kupës është e renditur në vendet 2 dhe 3, atëherë skuadra e renditur në vendin e 4-t, do të marrë pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Konferencës;
* Skuadrat që në përfundim të sezonit renditen në vendet 9 dhe 10 zbresin direkt nga Kategoria Superiore;
* Në përfundim të sezonit, klubi i renditur në vendin e 8-të në Superiore, do të zhvillojë një ndeshje finale me fituesin e fazës “play off” të Kategorisë së Parë. Ndeshja do të luhet në stadiumin e klubit të renditur në vendin e 8-të. Fituesi do të jetë pjesë e Superiores në sezonin pasardhës.
RREGULLORJA E KLASIFIKIMIT –
Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre në tabelën e klasifikimit përcaktohet duke mbajtur në konsideratë kriteret si më poshtë:
a) Pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
b) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;
c) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit për sezonin futbollistik 2021-2022;
d) Numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;
16:00 BYLIS – VLLAZNIA
16:00 EGNATIA – KUKËSI
16:00 ERZENI – TIRANA
16:00 LAÇI – KASTRIOTI
16:00 PARTIZANI – TEUTA
Partizani prej ditësh përgatitet fort në fushë për ndeshje...
Sot Partizani luan ndeshjen vendimtare të sezonit ndaj Teu...
Newcastle është duke ndjekur nga afër objektivin e Milanit, ...
João Mário njoftoi këtë të diel lamtumirën e tij me Kombëtar...
Sot në orën 16:00 Kategoria Superiore do të ngrejë siparin...
Në datën 10 qershor do të luhet finalja e Ligës së Kampion...
Granit Xhaka i ka dhënë lamtumirën Arsenalit, pas ndeshjes s...
Nga sezoni i ardhshëm sulmuesi i Korabit, Albers Keko do të ...
Myrto Uzuni e bëri ëndrrën e tij realitet. Sulmuesi shqipt...
Milani mposhti minimalisht Juventusin, në ndeshjen e vlefshm...
Skena shokuese u regjistruan në ndeshjen e Premier Ligës mes...
Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive ...
Elseid Hysaj ka shënuar sot golin e tij të tretë në karrierë...
Redon Xhixha ishte protagonisti absolut ditën e sotme në nde...
Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të nd...
Premier League ul siparin me përfundimin e javës së 38-të dh...
Korabi është skuadra që do të ndeshet me vendin e tetë të Su...
Korabi ka fituar ndeshjen play-off për ngjitjen në Kategor...
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Korabit u ndërpre për disa min...
Një fundjavë mjaft e mirë për lojtarët shqiptarë me disa p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...