“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...

Nuk ka lindur me top, por nuk i është ndarë që në moshë të vogël. Adrion Pajaziti, i huazuar te Haugesung në Norvegji nga Fulham, rrëfehet në rubrikën e FSHF, “Talenti shqiptar”, duke treguar si nisi gjithçka për të e për të vijuar me ëndrrën e tij të madhe dhe shumë tema të tjera. Mesfushori, pjesë e Shqipërisë U-21, beson shumë te potenciali i kombëtareve tona, ndërkohë që zbulon edhe më kë e krahasojnë dhe kush janë lojtarët që e motivojnë. Pajaziti nuk e harron debutimin me moshat kuqezi dhe thekson se të luajë me fanellën e kombëtares është një emocion i madh për të.
Adrion, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?
– Që i vogël, siç më tregojnë prindërit, kam qenë gjithmonë me topin në duar e këmbë duke luajtur nëpër shtëpi. Poshtë banesës kemi pasur një fushë të vogël, ku luanim të gjithë fëmijët e lagjes. Pasi mbaroja mësim në shkollë, lija çantën në shtëpi dhe luaja aty deri kur errësohej dhe më thërriste mami. Kam shtyrë veten drejt këtij sporti, por edhe familja që më kanë regjistruar në klub futbolli.
Çfarë ju shtyn që të rriteni edhe më shumë në këtë profesion?
– E kam shumë pasion, e kam në gjak futbollin. E kam dashur futbollin shumë, që i vogël. Nuk kam dëshirë të humbas, dua të fitoj gjithmonë, të luaj mirë, të shënoj gola. Kjo më shtyn mua në këtë profesion, të bëj veten krenar, familjen, shokët, të gjithë ata që më kanë parë sa kam sakrifikuar për futbollin.
Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?
– E gjithë familja më ka qëndruar pranë, babi, nëna, motra, që vinin më shikonin nëpër ndeshje. Kur babai punonte e unë isha i vogël atëherë, më çonte mami në ndeshje. Të gjithë më kanë qëndruar pranë, edhe motra. Pas ndeshjeve ata më këshillojnë dhe më tregojnë të vërtetën, a kam luajtur mirë dhe çfarë duhet të përmirësoj.
Si jeni ndier kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U-21? Si jeni ndier kur keni shënuar golin e parë me fanellën kuqezi?
– Jam ndier shumë shumë i kënaqur, shumë krenar, kur kam luajtur herën e parë me Shqipërinë U-21. Luajtëm në shtator në Kroaci, ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë. Kam shënuar menjeherë gol. Ishte ndjenjë e bukur, krenari, shumë emocion. Më pëlqen shumë kur luaj me Kombëtaren.
Çfarë mund të veçoni deri më tani nga jeta juaj futbollistike? Ka një arritje për të cilën jeni krenar?
– Arritja për të cilën ndihem më së shumti krenar, deri tani, është momenti i debutimit me Fulham kur isha 18 vjeç. Luajta 90 minuta dhe u paraqita mirë. Kam qenë te Fulham që në moshën 10-vjeçare, i kam kaluar krejt moshat aty. Familja ishte në stadium dhe kënaqësia ishte shumë e madhe të luaja para tyre.
Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull? Po lojtari i huaj?
– Ka shumë lojtarë shqiptarë të mirë, është rritur shumë cilësia. Do kemi të ardhme të mirë. Nga lojtarët shqiptarë që më motivojnë është Armando Broja. Kemi luajtur kundër njeri-tjetrit me ekipet U-18, unë te Fulham dhe ai te Chelsea. Ai ka bërë gjëra të mira për klubin e tij dhe kombëtaren. Ndeshjen e fundit me kombëtaren debutoi edhe Anis Mehmeti, të cilin e njoh. Kemi qenë së bashku te Fulham, jemi rritur pranë në Londër, jemi shokë. Jam kënaqur shumë kur ka debutuar, me ka motivuar edhe mua. Nga të huajt, Messi për mua është më i miri në histori dhe më pëlqen shumë. Ai dhe Modric më pëlqejnë.
A ju krahasojnë me ndonjë futbollist të njohur dhe pse?
– Që i vogël më kanë krahasuar me Luka Modric. Nuk kam shumë qejf të flas për veten, por unë besoj se jam lojtar teknikisht i mirë, që provoj të marr topin sa më shumë, të kontrolloj ritmin e ndeshjes, të kombinoj me shokët e skuadrës. Jam i mirë në driblime dhe mundohem që cilësitë që kam t’i përdor në ndeshje për të shënuar dhe asistuar për ekipin tim.
Duke parë që ju luani jashtë dhe shumë elementë të tjerë të rinj luajnë në kampionate të rëndësishme europiane, a mendoni se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur?
– Kombëtarja ka një të ardhme të mirë. Edhe kombëtarja A, edhe Shqipëria U-21, kanë shumë lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme europiane dhe të cilët kanë cilësi. Besoj se në këto kualifikuese do të bëjmë një punë të mirë, shpresoj ta çojmë Shqipërinë në kampionat europian.
Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll?
– Për mua, që kur kam qenë i vogël, ëndrra ka qenë të luaj në Champions League. Është kompeticioni më i mirë, e kam ndjekur gjithmonë. Champions League e ka një lloj magjie dhe ky është synimi im më i madh në futboll./ SuperSport
Partizani ka nesër xhiron e fundit në kampionat dhe një fito...
SPANJË - Ngjarja ka ndodhur teksa futbollisti ishte i angazh...
Sot do të luhet edhe ndeshja e fundit e Kategorisë së Parë p...
Partizani ka mundësinë e artë për të fituar titullin kampi...
Arsenali është në “pole position” me ofertën për Declan Rice...
Atalanta u mund me rezultatin 3-2 mbrëmjen e djeshme, duke b...
Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim spe...
Moment historik për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtres shq...
Interi ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions Le...
PSG është kampione në Francë për herë të 11-të në histori....
Moment historik! Luton do të luajë në edicionin e ardhshëm...
Ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni nuk ka të ndalur....
Pas fitimit të titullit në mënyrë epike, Bajerni shkarkoi Ol...
Dortmundi ishte një hap larg fitimit të Bundesligës, por nuk...
Bajerni u shpall kampion në Bundesligë për të 11-tin vit rad...
Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata është shpallu...
Bayern Munchen fiton titullin e radhës, të 11-n radhazi (3...
Bajerni i Mynihut ka arritur të triumfojë sërish në Bundes...
Bajerni i Mynihut është kampion i Bundesligës për të 11-ti...
Bajerni i Mynihut ka arritur të triumfojë sërish në Bundesli...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...