UEFA përditëson renditjen/ Ngjitet Reali, City dhe Bayern kryesojnë. Roma lë pas Milanin, Juven e Barçën
UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve evropiane pas përfun...

Klubi i Shënkollit është përjashtuar nga Kategoria e Dytë. Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ky vendim vjen për shkak të dhunës së përsëritur ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Klubi lezhjan përjashtohet nga aktiviteti dhe sezonin që vjen e nis një kategori më poshtë, nga Kategoria e Tretë.
Disiplina ka marrë edhe një mori vendimesh të tjera, kryesisht për kategoritë inferiore.
VENDIMET E DISIPLINES:
KF Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 6/3/j, 16/1 dhe 17/1/c të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Murlani dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Në zbatim të Neneve 6/3/i, 6/3/j, 17, 32, 33, 45, 46, 61 dhe 77 të KDE, KF Shënkolli përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
Lojtari i KF Shënkolli, Anton Lleshi, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Tomorri, Samuel Solomon, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar tifozerinë kundërshtare, hedhur sende në fushën e lojës dhe për pasojë ndalimin e ndeshjes për disa minuta, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për pasojë ndalimin e ndeshjes për disa minuta, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Zyrtari i KF Shënkolli U-16, Hasan Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Shkodra U-19, Kolin Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/J të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Laberia FC U-19, Gani Kakaçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/J të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Triumph U-19, Albjon Tafili, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Devis Meçollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Flavio Demollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-19, Amarildo Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Evans Çuni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-16, Aldo Duro, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Partizani U-14, Ermal Serjani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve evropiane pas përfun...
Ergys Kaçe ka gjetur skuadër të re për të vazhduar karrier...
Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për mediat, në ...
Partizani i Beogradit ka marrë një tjetër fitore në Euroligë...
Shqipëria është në kërkim të miqësoreve për muajin mar...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar në kanalin ...
Grushti ndaj arbitrit të ndeshjes, Halil Umut Meler, i ka ku...
Partizani po përgatitet për të larguar një nga yjet e skua...
Arbër Abilaliaj ka folur në konferencën përpara ndeshjes që ...
Ballkani e ka mbyllur aventurën europiane me humbje 3 me 0 n...
Skënderbeu mori një barazim shumë të rëndësishëm ndaj Partiz...
Ndeshjet e së mërkurës, shënuan fundin e fazës së grupeve në...
Roberto Moreno, trajneri i cili mendohej se do të merrte d...
Ndonëse Partizani e pret prej kohësh, e ardhmja e trajneri...
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Yl...
Skënderbeu po bën një sezon të shkëlqyer deri tani, duke u...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
FIFA ka zbuluar ditën e sotme, tre finalistët për fitimin e ...
Orges Shehi është tashmë trajner i lirë. Mësohet se durrsaku...
Partizani do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Kukësi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...