Ballkani eliminohet nga Europa, skuadra e Dajës mposhtet me “tris” nga Dinamo Zagreb
Ballkani e ka mbyllur aventurën europiane me humbje 3 me 0 n...
Arbër Abilaliaj ka folur në konferencën përpara ndeshjes që Partizani do të zhvillojë me Kukësin, nesër në orën 13:30 në transfertë, e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Pas pyetjeve për sfidën e radhës, Abilaliaj flet edhe për çështjen "Shehi", i cili doli përfundimisht i lirë. Në fjalët e tij, trajneri Abilaliaj merr sërish rolin e drejtorit dhe sinjalizon një lëvizje të mundshme në stolin e kuq.
Gjendja para Kukësit.
Çdo gjë është "ok". Futbollistet gëzojnë shëndet të plotë dhe gjendja është optimale.
Momenti për të lënë pas barazimet?
U përpoqëm dhe javën që kaloi të lëmë pas barazimet. Me rikthimet të rëndësishme në mbrojtje na ka dhënë stabilitetin e humbur. Jam i kënaqur deri diku si u zhvillua ndeshja me volumin e lojës, por po të shfrytëzonim rastet duhet ta kishim fituar ndeshjen. Në çdo ndeshje futemi për ta fituar.
5 barazime dhe cili ju ka mbetur peng?
Ndeshja e kaluar sepse ishte e dominuar, s’kishte histori. Me 3 raste në 1 na shënoi gol. Kurse Partizani me 12-13 raste arriti vetëm 1 gol. Duhet ta kishim fituar ndeshjen, por jo të gjitha shkojnë. Nëse do them peng, ai është më i madhi. Kjo me Skënderbeun ishte super e dominuar.
Pësoni të parët...
Përveç ndeshjes me Skënderbeun dhe Egnatian që kemi pasur kontigjent të plotë, të tjerat jemi munduar të sajohemi për sa i përket anës difensive. Reparti i mbrojtjes i cunguar dhe kjo na ka sjellë destabilitet që e kemi shfaqur dhe në fushën e lojës. Pjesa më e madhe, jo, s’e kemi marrë gol, po këto 3-4 ndeshje jemi detyruar të kthejmë rezultatin.
Ndeshja me Kukësin, pësuat 3 gola, e vetmja me më shumë se 1 gol...
Ajo ndeshje na prish statistikën, por ishte e çuditshme dhe për zhvillimin e saj. Patjetër qe ka ndikuar dhe zhbllokimi 2-0 që në fillim. Shtuar dhe oshilacionet që kishim me trajnerin Zoran. Dhe golat që janë pësuar kanë qenë jo përqendrimi. Dhe 2 golat e fundit në mos gaboj një ka qenë offside dhe një prekje me dorë nuk di si ta shpjegoj(qesh).
Ndërrimet, e keni gjetur stabilitetin?
Në harkun kohor të katër ndeshjeve diferenca e vetme në aspektin difensiv. Nuk është pak sepse nuk të lë të zgjidhësh situatat dhe të ndërtosh me kualitet nga poshtë. Nuk e kemi pasur. Jo më kot e përmenda me Skënderbeun që ka qenë i rëndësishëm rikthimi i Sotës, futbollist me eksperiencë. Lider në atë repart. Kur ke një është diçka. Jam i kënaqur që kemi rikthim të rëndësishëm, duke pasur parasysh dhe Atanaskoskin dhe Hadrojin që janë kthyer.
Vështirësia në ndërtimin e formacionit duke pasur alternativa?
Kjo është vështirësi e bukur sepse ke mundësi të shfrytëzosh elementë të ndryshëm. E kam thënë që pjesa më e madhe ka qenë ndeshja e 22 me Skënderbeun dhe i bie 2/3 e kampionatit. Të jep mundësinë të bësh rotacion sepse po luajnë çdo 4 ditë dhe nuk është aspak e lehtë, sidomos në këtë periudhë me terrene të rënduara dhe fusha të vështira. Kjo është dhimbje koke e mirë. Të gjithë futbollistët janë në funksion të vendimeve që mund të bëjë stafi teknik. E rëndësishme marrja e rezultateve.
Çfarë prisni nga Kukësi?
Pres të jetë ndeshje e vështirë dhe e luftuar. Kukësi me ekipin që ka është shprehur mirë me skuadrat më të forta në letër. Motivimi më i madh në krahasim me ekipet e tjera. Ekip i ri e kuptoj, duan të evidentohen. Ku ka rast më të mirë se të përballen me ekipin kampion dhe të japin 200% jo 100%. Fakti që mund të luhet në kushte jo të mira për të shfrytëzuar potencialin e futbollistëve që kemi është patjetër një minus për ekip që i duhet shpejtësi dhe fushë e mirë. Sido të jetë i kemi të gjitha variacionet për t’u shprehur dhe për të luajtur në çdo fushë.
Dje trajner i lirë Orges Shehi. Qëndron si alternativë?
Shyqyr që doli i lirë. I uroj suksese. Kam përshtypjen që do ketë interesim në treg duke pasur parasysh që vjet ka dalë trajneri më i mirë në ligën shqiptare. Ne zakonisht i gjurmojmë trajnerët më të mirë, por për momentin jemi fokusuar te 3 ndeshjet e fundit që kanë mbetur dhe pastaj të shikojmë.
Sa i gjurmoni?
Mund të gjurmojmë dhe Dajën, meqë humbi. Mund të jetë alternativë.
Deklarata juaj që keni pasur kontakt me Shehin. Është provë?
Mund të jetë provë, nuk jam në dijeni. Njerëz jemi mund dhe të pyesim si janë me shëndet, shok dhe miq. Aq telefonata sa bëjmë në ditë nuk di ta them. Po nëse është përdorur, është punë e atyre që e kanë përdorur dhe si e kanë përdorur. Pak më intereson, ju thatë që çdo gjë është mbyllur. Dhe po është përdorur ka qenë ndonjë dalldisje e vogël.
Ballkani e ka mbyllur aventurën europiane me humbje 3 me 0 n...
Skënderbeu mori një barazim shumë të rëndësishëm ndaj Partiz...
Ndeshjet e së mërkurës, shënuan fundin e fazës së grupeve në...
Roberto Moreno, trajneri i cili mendohej se do të merrte d...
Ndonëse Partizani e pret prej kohësh, e ardhmja e trajneri...
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Yl...
Skënderbeu po bën një sezon të shkëlqyer deri tani, duke u...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ...
FIFA ka zbuluar ditën e sotme, tre finalistët për fitimin e ...
Orges Shehi është tashmë trajner i lirë. Mësohet se durrsaku...
Partizani do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Kukësi...
Champions League luajti sonte ndeshjet e fundit të grupeve. ...
Bebe Rexha do të këndojë himnin për Kupën e Botës për ...
Ndonëse merkato e janarit nuk është hapur ende, Vllaznia ka ...
Futbolli turk do të rikthehet javën tjetër me ndeshjet e lig...
Pep Guardiola, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti, këto ...
Milani është akoma në lojë për t'u kualifikuar në fazën tj...
Që kur është larguar nga drejtimi i skuadrës Sir Alex Fergus...
Pas barazimit me Partizanin në kryeqytet, Skënderbeu ka ni...
Sulmuesi shqiptar, Cristian Shpendi po kalon një moment të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...