web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detajet e kontratës/ 1.5 milionë euro për ish-sulmuesin e Kukësit

11 Korrik 2023, 12:09, Sport CNA

Detajet e kontratës/ 1.5 milionë euro për ish-sulmuesin e

Mirlind Daku do të vazhdojë karrierën në Rusi. Sulmuesi shqiptar mbylli sezonin në Slloveni te Mura, ku arriti të shënonte 23 gola dhe me të mbaruar huazimin u rikthye tek Osijek. Skuadra kroate zotëron kartonin e ish-lojtarit të Kukësit.

Por tashmë Daku ka arritur marrëveshjen me skuadrën ruse të Rubin Kazan. Sipas “Supersport”, bëhet me dije se ky operacion ka kushtuar 1.5 milionë euro. Nga ky transferim përveç Osijek do të përfitojë edhe Llapi.

Skuadra kroate do të përfitojë 1.2 milionë euro dhe 300 të tjera në formë bonusesh. Daku ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 500 mijë euro në sezon.

Ndërkohë nga krahu tjetër skuadra kosovare do të përfitojë nga përqindja e kartonit të lojtarit plot 180 mijë euro.  Kujtojmë se Daku mori pak javë më parë pasaportë shqiptare, duke qenë tashmë një opsion më shumë për Silvinjon.





Lajmet e fundit nga