SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut më 25 mars. Përfaqësuesja shqiptare nisi sot përgatitjet për këto dy takime, teksa trajneri Alban Bushi ka ftuar 23 futbollistë. Tekniku kuqezi doli sot në një konferencë për mediat në stadiumin “Arena Kombëtare” ku tregoi objektivat e skuadrës për këto dy takime, futbollistët e rinj të afruar në skuadër, mungesat dhe problemet që shqetësojnë ekipin U-21.
Çfarë prisni nga miqësoret – Ne nuk do t’i shohim ndeshjet si miqësore, por si kualifikuese. Europiani është vitin 2027 dhe do të përballemi me ekipe shumë të forta. Që të përballemi me ato ekipe të rangut si Gjermania, Anglia, Franca, duhet të japësh maksimumin me ekipe që janë thuajse të nivelit tonë apo pak mbi mesatar. Çdo ndeshje do ta shohim si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe çunave. Jo vetëm ndeshjet, por edhe çdo stërvitje duhet konsideruar si finale në mentalitetin tim. Sa i përket grupit, është një grup i ri. Janë shumë lojtarë të rinj, është pak e vështirë në fillim se edhe nuk njihen me njëri-tjetrin. Por këto lloj grumbullimesh të gjata dhe ndeshjesh të japin mundësinë të krijohet një atmosferë sa më e mirë.
Prurje të reja në skuadër – Kemi marrë lojtarë të rinj. Burak Alili është një nga lojtarët që zgjodhi Shqipërinë sepse ka qenë pjesë e Zvicrës dhe dua të falënderoj atë dhe familjen e tij që zgjodhën me zemër Shqipërinë. Është një lojtar me shumë potencial. Ka qenë absolut te moshat e Zvicrës, deri në 20 vjeç. E falënderoj shumë që është pjesë e jona dhe është një lojtar që do t’i shërbejë shumë edhe ekipit A në të ardhmen. Lojtar i perspektivës është Gabriel Ramaj i Atalantës që vjen për herë të parë te ne. I vogël në moshë por është një lojtar i perspektivës dhe Atalanta e ka në pikësynimet e veta për brezin e ardhshëm.
Peng ndonjë emër që nuk është bindur të përfaqësojë Shqipërinë? – Kemi pasur dy lojtarë që më premtuan që do të vinin te Shqipëria deri ditën e fundit dhe pastaj i pashë në listën e Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe. Por duhet të tregoheshin më korrektë në komunikimin që ne kishim sepse deri ditën e fundit më thanë që do të vijnë dhe në fund i pashë në listën e Kosovës. Nuk jam i mërzitur sepse edhe Kosova duhet të mbështetet si nga shqiptarët e Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Nga e gjithë diaspora sepse është vendi ynë dhe na bëhet qejfi edhe kur shkojnë lojtarët e mirë andej.
I keni nisur përgatitjet për ndërtimin e skuadrës për finalet e Euro U-21 2027? – Po shohim për lojtarë. Nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë sa i përket lojtarëve. Nga pjesa e mesfushës e lart kemi shumë lojtarë të mirë, kurse në mbrojtje kemi probleme. Do mundohemi t’i rregullojmë dhe besoj se brenda një viti do të gjejmë mbrojtës të mirë. Duhen mbrojtës me potencialë dhe që luajnë. Sepse në momentin që përballesh me ekipe të forta, duhet të kesh minuta në këmbë dhe duhet të luash në kampionate të mira. Jemi duke gjetur mbrojtës, kemi probleme në këtë repart. Shpresoj shumë që do të gjejmë mbrojtës të mirë. Mendoj që boshti duhet të jetë nga kampionati shqiptar. Nuk i japin shumë prioritet të rinjve në kampionatin shqiptar, uroj që t’i japin sepse është e vështirë të bësh një kombëtare nëse nuk ke bazën. Ne kemi ftuar disa lojtarë nga kampionati shqiptar, që janë me potencial shumë të mirë. Por uroj që vitin tjetër të kemi edhe më shumë.
Maldin Kaçurri – Maldinit i kemi bërë ftesë, do të vinte. Por dy ditë përpara na lajmëroi që ndihej më mirë të ishte pranë klubit sepse mund të ishte në formacion. Dhe menduam me stafin që ta linim që edhe ai të luajë dhe të sigurohet të kapë formacionin sepse na shërben edhe neve që ai të ketë minuta dhe besoj që do të jetë pjesë e jona në të ardhmen.
Boksieri shqiptar, Aleksander Ramo, ka arritur një sukses ...
Dy lojtarë të tjerë nga Superiorja janë bashkuar me Kombët...
Juljan Shehu, mesfushori i ftuar rishtazi në Kombëtaren sh...
Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht grumbullimin dhe ...
Barcelona fitoi 4-2 me përmbysje ndaj Atletico Madrid, në ...
Interi ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në...
Java e 30-të e Superiores u mbyll me dy ndeshjet e fundit,...
Nuk prodhuan fitues dy ndeshjet e fundit për javën e 30-të...
Leart Zuka ishte një nga risitë e listës së trajnerit Alba...
Newcastle i shkaktoi disfatën e radhës skuadrës së Liverpo...
Roma nuk di të ndalet në Serinë A. Verdhekuqtë regjistruan...
Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza...
Arsenali fitoi derbin e Londrës ndaj Chelsea, me rezultati...
Vetëm një javë nga dëmtimi i frikshëm, Rey Manaj është rik...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov është një nga viktim...
Venezia bëri surprizën e madhe në Serinë A, duke ndalur Na...
Pak ditë më parë, zgjedhja e Etnik Brrutit për tu larguar ...
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqës...
Milani regjistroi fitoren e dytë radhazi, pasi triumfoi me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...