Nga favela me emrin “Ferri” , në Botëror brenda 3 vitesh. Rrëfimi drithërues i Antoni: Kapërceva të vdekur për të shkuar në shkollë
Sulmuesi brazilian Antoni po bëhet gati që të marrë pjesë në...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur 360 gradë për median e njohur italiane “TuttoMercatoWeb” në prag të dy ndeshjeve miqësore ku Shqipëria do të përballet në stadiumin “AIR Albania” ndaj Italisë, nesër në orën 20:45, dhe ndaj Armenisë më 19 nëntor në orën 17:30. Tekniku italian i kuqezinjve ka analizuar gjendjen e yjeve të Shqipërisë nga Armando Broja te Kristjan Asllani e deri te Marash Kumbulla ku ka deklaruar se i duhen shumë minuta në këmbë:
Kualifikueset e Botërorit të Katarit – “Ne e provuam deri në fund. Mjaftonte një pikë me Poloninë dhe më pas kemi pësuar gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes pas një gabimi. Keqardhje sepse kemi fituar dy herë ndaj Hungarisë dhe kemi grumbulluar në total 18 pikë. Ishte një moment pozitiv dhe kishim besim.”
Liga e Kombeve – “Ishte ndeshja e fundit, nëse fitonim do të shkonim në ‘Play-Off’. Rusia nuk ishte në grupe dhe rruga ishte e shtruar. Nuk ka zhgënjim, por shpresa kishim.”
Shqipëria me “koloni italianësh” – “Ka shumë lojtarë të Shqipërisë që luajnë në Itali. Gjimshiti, është Kumbulla, i cili është një djalë i mbarë, por nuk po aktivizohet me Romën. Ismajli te Empoli është duke u rritur, një mbrojtës i madh. Nëse shihet më i qetë në fazën e qarkullimit të topit, do të bëhet një lojtar ‘Big’. Më pas në Itali luajnë, Hysaj, Bajrami dhe Berisha, kapiteni ynë.”
Asllani – “Ka nevojë për të luajtur. Si trajner i Shqipërisë them që ai dhe Kumbulla të largohen në huazim për të pasur sa më shumë minuta në këmbët e tyre.”
Asllani dhe Kumbulla – “Ua kam komunikuar edhe atyre këtë gjë. Nuk janë të kënaqur, por çfarë mund të bëjmë tani? Janë nën kontratë me dy klube shumë të mëdha. Duke thënë këtë, shpresoj se diçka mund të ndodhë, duke pasur parasysh moshën që ata duhet të luajnë më shumë.”
Armando Broja – “Ka një potencial të madh. Është një lojtar i strukturuar mirë, 190 cm i gjatë, ka teknikë dhe shpejtësi të madhe, kur niset në sprint nuk e kap njeri. Ai ka vetëm një gjë, atë të qarkullimit. Duhet që të përmirësojë fazën e dytë, atë kur aksioni përfundon sepse aty ndihmon shumë pak. Nga ky këndvështrim këtë vit po ecën pak më mirë, por sigurisht që nuk e ndihmon fakti që luan 20 ose maksimumi 30 minuta.”
Merkato për Brojën – “Napoli e ka kërkuar shumë. Drejtuesit e Napolit kanë qenë shumë të interesuar, por Broja kishte qëllim vetëm të qëndronte te Çelsi, klub ku i kanë rinovuar kontratën. Kam folur edhe me drejtorin sportiv të Napolit për të.”
Ndeshja miqësore me Italinë – “Pres që Mançini t’i japë hapësirë edhe atyre futbollistëve që kanë luajtur pak. Jo një kombëtare eksperimentale, por me ndonjë të re. Kur luan ndaj Italisë ka shumë motivim. Ka pritshmëri të madhe edhe nga ana e shqiptarëve, sepse këta të fundit kanë konsideratë të madhe për italianët. Shqiptarët i shohin të gjitha ndeshjet tona në Itali dhe i njohin mirë të gjitha skuadrat. Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë dhe shpresoj që Shqipëria të bëjë mirë. Nuk po them të marrim një rezultat pozitiv, por një paraqitje të mirë, po. Do të thotë të bënim hapa të mëtejshëm përpara.”
E ardhmja te Shqipëria? – “Kam një raport të mirë me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Jam i qetë. Pas këtyre miqësoreve do të na duhen disa ditë për të menduar dhe më pas se çfarë do të vendosim.”, përfundoi Reja.
Sulmuesi brazilian Antoni po bëhet gati që të marrë pjesë në...
Roko Sifredi beson se ka diçka të ngjashme me Françesko Toti...
Sergej Milinkovic Savic mund të bëjë një transferim në karri...
Roma humbet Mourinhon për dy ndeshjet e para të kampionatit ...
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, foli në konferencë për ...
Etrit Berisha ishte krah trajnerit Reja si kapiteni i Shqi...
Teste taktike në stërvitjen e fundit të Italisë nga Mancini ...
Leonardo Bonuçi do të jetë ”veterani” i përfaqësueses ital...
Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur ditën e sotme përgatitj...
Një fenomen i çuditshëm ndodh me lojtarët shqiptarë që për...
Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo ka qenë kryefjala e dy d...
Ditën e djeshme pas ndeshjes së Partizanit me Bylisin, një...
Gana është një nga kombëtaret pjesëmarrëse në Botërorin e Ka...
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë këtë të m...
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy teste miqësore me...
Shumë sportistë përfitojnë nga rasti për t’i propozuar vaj...
Duke pasur parasysh mënyrën se si Arsenali ka luajtur deri...
Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga fillimi i Kupës së B...
Cristiano Giuntoli, arkitekti i një Napoli deri tani spekt...
Vetëm një ditë para ndeshjes miqësore që Kombëtarja shqipt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...