“Unë dhe Toti kemi një gjë të përbashkët”, aktori i famshëm i filmave porno flet për divorcin me Ilari Blazin
Roko Sifredi beson se ka diçka të ngjashme me Françesko Toti...
Sulmuesi brazilian Antoni po bëhet gati që të marrë pjesë në Botërorin 2022 për të kurorëzuar ëndrrën e tij të madhe. Dribluesi ka mahnitur të gjithë me lojën e tij duke u kthyer në pak vite nga një emër i panjohur, në një nga futbollistët titullarë të Mançester Junajtid, .
I panjohur, për faktin e thjeshtë se vetëm 3 vite më parë, ai jetonte ende në një nga lagjet më famëkeqe të Sao Paulos. Atë me emrin “ferri i vogël”, siç ka treguar vetë në një rrëfim mbresëlënës në “The Players Tribune” që po e sjellim më poshtë.
“Unë kam lindur në ferr. Kjo nuk është shaka. Për miqtë e mi evropianë që nuk e dinë, favela ku unë u rrita në Sao Paulo quhet në fakt Inferninho – “ferr i vogël”.
Nëse vërtet dëshironi të më kuptoni si person, atëherë duhet të kuptoni se nga vij. Historia ime. Rrënjët e mia. Inferninho.
Është një vend famëkeq. Pesëmbëdhjetë hapa nga dera jonë e përparme, kishte gjithmonë tregtarë droge që bënin biznesin e tyre, duke kaluar gjërat dorë më dorë. Era e tyre ishte vazhdimisht jashtë dritares sonë. Në fakt, një nga kujtimet e mia të para është që babai im u ngrit nga divani një të diel dhe do t’u bërtiste djemve që të ecnin pak më larg në rrugë dhe të na linin të qetë sepse fëmijët e tij ishin brenda duke u përpjekur të shikonin ndeshjen e futbollit.
Ishim mësuar aq shumë të shihnim armë sa nuk ishte as e frikshme. Ata ishin vetëm një pjesë e përditshmërisë. Ne kishim më shumë frikë nga policia që na trokiste në derë. Një herë, ata pushtuan shtëpinë tonë duke kërkuar dikë dhe hynë me vrap duke bërtitur. Ata nuk gjetën asgjë, sigurisht. Por kur je aq i vogël, ato momente të lënë mbresa.
Sikur t’i dinit disa nga gjërat që kam parë…. Vetëm ata që e kanë jetuar mund ta kuptojnë. Në rrugën time për në shkollë një mëngjes, kur isha ndoshta 8 ose 9 vjeç, ndesha me një burrë të shtrirë në rrugicë. Ai nuk lëvizte. Kur u afrova, kuptova se ai kishte vdekur. Në favela, bëhesh i mpirë ndaj këtyre gjërave. Nuk kishte rrugë tjetër për të kaluar dhe më duhej të shkoja në shkollë. Kështu që mbylla sytë dhe kapërceva mbi trupin e pajetë.
Nuk e them këtë që të dukem si i fortë. Ishte thjesht realiteti im. Në fakt, gjithmonë them se kam qenë shumë me fat si fëmijë, sepse pavarësisht gjithë mundimeve tona, mua më është dhënë nëj dhuratë nga qielli. Topi ishte shpëtimtari im. Dashuria ime nga djepi. Në Inferninho, ne nuk na interesojnë lodrat për Krishtlindje. Çdo top që rrotullohet është perfekt për ne.
Çdo ditë vëllai im i madh më çonte në shesh për të luajtur futboll. Në favela, të gjithë luajnë. Fëmijë, pleq, mësues, punëtorë ndërtimi, shoferë autobusësh, shpërndarës droge, gangsterë. Aty të gjithë janë të barabartë. Në kohën e babait tim ishte një fushë me dhe. Në kohën time ishte asfalt. Në fillim luaja këmbëzbathur, me këmbë të gjakosura. Nuk kishim para për këpucë. Isha i vogël, por dribloja me një ashpërsi që vinte nga Zoti. Driblimi ishte gjithmonë diçka brenda meje. Ishte një instinkt natyror. Dhe unë nuk pranova të përkulja kokën para askujt. Unë do t’i bëja elastik shpërndarësve të drogës. Ylberin mbi shoferët e autobusëve. Finte hajdutëve. Mua me të vërtetë nuk më plaste t***.
Me një top në këmbë, nuk kisha frikë.
Të gjitha truket i mësova nga legjendat. Ronaldinjo, Nejmar, Kristiano. I shikoja në YouTube, falë “xhaxhait” Toniolo. Ai nuk është xhaxhai im i gjakut. Ai ishte fqinji ynë i derës ngjitur. Por ai më trajtoi si familje. Kur isha i vogël, ai më lejonte t’i vidhja ËiFi-n e tij që të mund të hyja në YouTube dhe të merrja edukimin tim për futbollin. Madje ai më dhuroi videolojën time të parë. Nëse Toniolo kishte dy feta bukë – ishte një për të, ekstra për ne. Kjo është ajo që njerëzit nuk e kuptojnë për favelën. Për çdo person që bën keq, ka dy që bëjnë mirë.
Gjithmonë them se jam rritur në vendin e gabuar, por me njerëzit e duhur. Kur isha 8 vjeç, isha duke luajtur në shesh kur engjëlli im parë më preu rrugën. Ky djalë më në moshë po më shikonte duke bërë truket kundër gangsterëve si një bastard i çmendur. Ai u kthye nga njerëzit e tjerë që po shikonin.
“Kush është fëmija i vogël?”
Ishte drejtori i Grêmio Barueri. Ai më dha mundësinë e parë për të lënë geton dhe për të luajtur për ekipin e tyre të futsallit. Që atëherë fillova të ëndërroja. Mbaj mend që një ditë isha duke ecur me nënën time, kur pashë këtë makinë të kuqe të lezetshme që po kalonte nëpër lagjen tonë. Ishte një Range Rover. Por për mua, ishte si të shihja një Ferrari. Të gjithë po e shikonin. Ishte fantastike.
U ktheva nga mamaja ime dhe i thashë: “Një ditë, kur të jem futbollist, do ta blej atë makinë”.
Unë e kisha shumë seriozisht.
Unë i thashë: “Mos u shqetëso, pas pak, do të të lë ta ngasësh”.
Në atë kohë, flija në shtrat mes prindërve të mi me kuptimin e plotë të fjalës. Nuk kishim para për një shtrat vetëm për mua. Çdo natë kthehesha në njërën anë dhe aty ishte babai im. Kthehu në anën tjetër, aty ishte nëna ime. Ishim shumë afër dhe kjo është ajo që na ndihmoi të mbijetojmë. Më pas ndodhi diçka që më ndryshoi jetën.
Kur isha 11 vjeç, prindërit e mi u ndanë. Ishte momenti më i vështirë i jetës sime, sepse të paktën më parë të gjithë kishim njëri-tjetrin. Tani, do të kthehesha në anën e mamasë sime në shtrat në mes të natës dhe ajo ishte zhdukur. Kjo ishte shkatërruese, por gjithashtu më dha edhe shumë motivim. Mbyllja sytë dhe mendoja: “Do të arrij të dal nga e gjithë kjo”.
Babai dilte nga shtëpia për të shkuar në punë në orën 5 të mëngjesit. Ai do të kthehej në 8 të natës. Unë i thosha: “Tani ti po vrapon për mua. Por së shpejti, unë do të vrapoj për ty.”
Nëse flisni me mediat, ata pyesin gjithmonë për ëndrrat tuaja. Liga e Kampionëve? Kupa e Botës? Topi i Artë?
Këto nuk janë ëndrra. Këto janë qëllime. Ëndrra ime e vetme ishte të nxirrja prindërit e mi jashtë nga favela. Nuk kishte plan B. Unë do ta realizoja ose do të vdisja duke u përpjekur.
Në moshën 14-vjeçare, pata shansin tim te Sao Paulo FC. Çdo ditë pas shkollës, udhëtoja për në akademi me stomakun bosh. Ndonjëherë, nëse do të ishte një ditë e mirë, unë dhe shokët e mi i bashkonim paratë për të blerë një biskotë gjatë udhëtimit me autobus për në shtëpi. Nuk më duhej të pretendoja se isha i uritur për motivim. Uria ishte e vërtetë.
Brenda meje kishte një intensitet – ndoshta mund të thuash një zemërim. Kisha disa probleme me emocionet e mia. Tri herë të ndryshme, gati u përjashtova nga klubi. Unë isha në listën për t’u larguar. Dhe tre herë të ndryshme, dikush në klub më mori në mbrojtje. Ata u lutën të më mbanin. Ishte plani i Zotit.
Isha aq i dobët, por gjithmonë luaja me “gjak në sy”. Ky është lloji i intensitetit që vjen nga rrugët. Nuk mund ta simulosh atë. Njerëzit mendojnë se po gënjej kur u them këtë, por edhe pasi bëra debutimin tim profesional për Sao Paulo, unë ende jetoja në favela. Jo, jo – kjo është e vërteta – në moshën 18-vjeçare, unë isha ende duke fjetur në shtrat me babin tim. Ishte ose ai ose divani! Nuk kishim zgjidhje tjetër. O njeri, edhe në vitin 2019 kur shënova golin kundër Korinthians në finalen e Paulista, isha përsëri në lagje atë natë. Njerëzit më tregonin me gisht në rrugë.
“Sapo të pashë në TV. Çfarë po bën këtu???”
“Vëlla, unë jetoj këtu.”
Të gjithë qeshën. Ata nuk e besonin.
Një vit më vonë, isha te Ajaks, duke luajtur në Champions League. Kështu ndryshuan shpejt gjërat. Unë jo vetëm që kisha shtratin tim, por Range Rover-i i kuq ishte në oborrin e mamasë sime. I thashë: “E shikon? Ju thashë se do të pushtoja. Dhe ia dola.”
Kur i thashë këtë kur isha 10 vjeç, ajo qeshi.
Unë shkova nga lagjet e varfra te Ajaksi e Mançester Junajtid në tre vjet. Njerëzit gjithmonë më pyesin se si arrita ta “ktheja çelësin” kaq shpejt. Sinqerisht, është sepse nuk ndjej presion në një fushë futbolli. Pa frike. Frikë? Çfarë është frika? Kur rritesh dhe duhet të kërcesh mbi trupa të vdekur vetëm për të shkuar në shkollë, nuk mund të kesh frikë nga asgjë në futboll. Gjërat që kam parë, shumica e opinionistëve të futbollit vetëm mund t’i imagjinojnë. Ka gjëra që nuk mund t’i harrosh.
Në jetë, ne vuajmë mjaftueshëm. Ne shqetësohemi mjaftueshëm. Ne qajmë mjaftueshëm.
Por në futboll? Me një top në këmbë, duhet të ndjesh vetëm gëzim. Unë kam lindur driblues. Është pjesë e rrënjëve të mia. Është dhurata që më çoi nga lagjet e varfra në Teatrin e Ëndrrave. Nuk do ta ndryshoj kurrë mënyrën si luaj, sepse nuk është një stil, jam unë. Është një pjesë e imja. Një pjesë e historisë sonë si brazilianë. Nëse shikoni vetëm një klip 10 sekonda nga unë, atëherë nuk do ta kuptoni. Asgjë që bëj është shaka. Çdo gjë ka një qëllim. Të shkoj përpara me guxim, të frikësoj kundërshtarin, të krijoj hapësirë, të bëj diferencën për ekipin tim.
Nëse mendoni se jam thjesht një kloun, atëherë nuk e kuptoni historinë time. Arti i Ronaldinjos, Kristiano dhe Nejmar më frymëzoi si fëmijë. I pashë me habi këta perëndi në Ëi-Fi të vjedhur, më pas dola në fushën e betonit për të provuar të imitoja gjenialitetin e tyre.
Edhe nëse keni lindur në ferr, kjo është një dhuratë e vogël nga parajsa.
Kur njerëzit pyesin: “Cili është qëllimi i stilit tuaj? Çfarë mesazhi po dërgoni?”
Vëlla, po dërgoj një mesazh në shtëpi.
Në Evropë, ku çdo natë ka bukë në tryezë, ndonjëherë njerëzit harrojnë se futbolli është një lojë. Një lojë e bukur, por ende një lojë. Është jeta ajo që është serioze, të paktën për ata prej nesh të lindur në ferrin e vogël të botës.
Them gjithmonë se kudo që shkoj në jetë, pavarësisht se çfarë më ndodh, përfaqësoj vendin që më mësoi gjithçka. Pa shtëpinë dhe njerëzit e mi, asgjë nga këto nuk ka rëndësi. Në këpucët e mia, para çdo ndeshjeje, i shkruaj vetes një kujtesë të vogël.
Kur lidh lidhëset, më kujtohet. Më kujtohet gjithçka.
Kjo është historia ime. Nëse ende nuk më kupton, ose nëse ende mendon se jam një kloun, atëherë do të tregoj vetëm tatuazhin në krahun tim….
Kush vjen nga favela e di pak nga ajo që kam kaluar.
Ato fjalë flasin për mua. Dhe për të gjithë ne.
Roko Sifredi beson se ka diçka të ngjashme me Françesko Toti...
Sergej Milinkovic Savic mund të bëjë një transferim në karri...
Roma humbet Mourinhon për dy ndeshjet e para të kampionatit ...
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, foli në konferencë për ...
Etrit Berisha ishte krah trajnerit Reja si kapiteni i Shqi...
Teste taktike në stërvitjen e fundit të Italisë nga Mancini ...
Leonardo Bonuçi do të jetë ”veterani” i përfaqësueses ital...
Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur ditën e sotme përgatitj...
Një fenomen i çuditshëm ndodh me lojtarët shqiptarë që për...
Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo ka qenë kryefjala e dy d...
Ditën e djeshme pas ndeshjes së Partizanit me Bylisin, një...
Gana është një nga kombëtaret pjesëmarrëse në Botërorin e Ka...
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë këtë të m...
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan dy teste miqësore me...
Shumë sportistë përfitojnë nga rasti për t’i propozuar vaj...
Duke pasur parasysh mënyrën se si Arsenali ka luajtur deri...
Kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga fillimi i Kupës së B...
Cristiano Giuntoli, arkitekti i një Napoli deri tani spekt...
Vetëm një ditë para ndeshjes miqësore që Kombëtarja shqipt...
Duke nisur nga viti 2006, kupa origjinale e Botës i jepet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...