Me thirrjet kundër qeverisë/ Vijon protesta para Kryeministrisë
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...
Vijon prej gati tre orësh protesta në bulevardin “Dëshmorë...

Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në peshë janë të dytët pas Kosovës.
Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në janar-prill 2025 turistët nga Italia u rritën me 7.1 për qind më raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur shënonin mbi 281 mijë hyrje.
Kjo tendencë parashikohet të mbetet e ngjashme edhe në vazhdim duke e lidhur këtë me afërsinë që kanë dy vendet por edhe me aksesin e thjeshtë përmes disa formave të transportit.
Italianët po preferojnë vendin tonë gjithmonë e më shumë për turizmin e fundjavave teksa tradicionalisht edhe turizmi shëndetësor dhe marrëdhëniet e biznesit kanë qenë prezentë. Ata janë grupi i dytë më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri, me 12.3% të totalit.
Kosova që në peshë mban vendin e parë, me 34% të totalit, shënoi deri në fund të prillit një total prej rreth 834 mijë hyrje me një rënie prej 6.7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kur u duk se Kosova po “rikthehej” në normalitetin e saj pas 2024-ës kur hyrjet e shqiptarëve të Kosovës pësuan luhatje për shkak të liberalizimit të vizave duket se pranvera ka përsëritur të njëjtën luajtje.
Konkretisht marsi dhe prilli i këtij viti kanë shënuar rënie në raport me marsin dhe prillin e një viti më parë. Kosova është një treg që falë liberalizimit të vizave tashmë po eksploron si destinacione fundjave vende të tjera të Bashkimit Europian ndërkohë që edhe gjatë verës vitin e shkuar kishte një interes në rritje për vende si Greqia.
Në katër muajt e parë të këtij viti një pjesë e mirë e vizitorëve janë në rritje nga vende të ndryshme, kryesisht Europa një tendencë që është lakuar edhe nga turoperatorët.
Konkretisht hyrjet nga Gjermania ishin me një rritje 41.2 për qind, nga Franca 39.9 për qind, Zvicra me 20 për qind, Austria me 48 për qind. Po kështu në rritje ishin edhe hyrjet nga vende si Kina apo India edhe pse numrat e tyre janë modeste.
Në total deri në fund të prillit në vendin tonë hynë 2.44 milionë të huaj me një rritje 5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Turoperatorët presin që edhe viti 2025 të ketë një ecuri pozitive të sektorit duke e bazuar këtë në sinjalet e dhëna nga kontratat me garanci të cilat janë në rritje, kërkesat nga tregjet e reja si dhe promovimi ndërkombëtar që vijon në mediat e huaja.
Në linja të përgjithshme turoperatotët presin që ky vit të ketë një rritje që luhatet mes 10-15 për qind. Grupet e organizuara me interes për Shqipërinë vijojnë të mbeten polakët, çekët, hungarezët, sllovakët, spanjollët teksa ata që po vijnë masivisht në formë individuale janë italianët por edhe vizitorë nga Europa Perëndimore./ Revista Monitor
Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm, m...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Gjysma e popullsisë së botës përjetoi një muaj shtesë me n...
Përvojat e hershme, duke filluar nga fetusi e deri në punë...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shkencëtarët paralajmërojnë se pesë vitet e ardhshme mund ...
Të dhënat zyrtare tregojnë se aksidentet rrugore pësuan nj...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushtev...
Një grup i përfaqësuesve të mëdhenj të Hollywood-it, Warne...
Për ditën e martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët,...
Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi, ka dhënë nj...
Ditën e sotme prindërit e fëmijëve në kopshtin ku rezultua...
Ujësjellës Kanalizimet në Vlorë kanë njoftuar se më 27 dhe...
Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësir...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Më herët ditën e sotme, u raportuan se disa fëmijë në një ...
Konfliktet në familje po prodhojnë histori nga më të ndrys...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...