Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Një grup i përfaqësuesve të mëdhenj të Hollywood-it, Warner Brothers, Disney, Paramount Amazon, Universal, HBO, i quajtur “FamTourAlbania”, po viziton nga afër vendndodhjet dhe mundësitë gjeografike që ofron Shqipëria për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare.
Grupi është sjellë në Shqipëri nga Philip Gilpin Jr, CEO i Catalyst Story Institute. Në një nga takimet në agjendën e tyre në Shqipëri, me anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, biznese potenciale, dhe profesionistë të fushave të ndryshme, grupi mori një pamje 360 gradë të peizazhit shqiptar.
“AmCham Albania e ka në objektivin e vet themelor forcimin e lidhjeve ekonomike me SHBA-në dhe promovimin e investimeve amerikane që kontribuojnë në rritje të qëndrueshme dhe inovacion,” – tha gjatë përshëndetjes së tij Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane, Neritan Mullaj.
"Turi i emrave të mëdhenj të industrisë së filmit nuk është vetëm një shans për industrinë kreative, por një mundësi për të prezantuar njerëzit dhe potencialet e tyre, kulturën dhe mikpritjen tonë", u shpreh z. Mullaj.
Të njëjtin këndvështrim, por të parë nga syri i një investitori, ndau dhe Presidenti i Dhomës Amerikane, Grant Van Cleve, i cili inkurajoi përfaqësuesit e industrisë së filmit, të shikojnë mundësinë e investimit në një vend ku po ndodhin ndryshime drastike, pasi Shqipëria ka potencialin të bëhet një pjesë e gjallë e këtij ekosistemi, duke ofruar peizazhe unike, kosto konkurruese dhe një bazë gjithnjë në rritje të talenteve kreative dhe teknike.
Për këtë të fundit ka filluar punën dhe ka plane ambicioze Catalyst Story Institute, i cili sapo ka inauguruar Tirana Training Institute.
Qendra e trajnimit do të jetë e dedikuar për përgatitjen e një fuqie punëtore të kualifikuar për të gjitha pozicionet e punës që kërkohen nga industria e filmit dhe ajo kreative. Kjo është më shumë se një investim në infrastrukturë – është një investim në njerëz, në talente, dhe demonstron kapacitetin e Shqipërisë për t'u vendosur në hartën e ekonomisë globale kreative.
Industria globale e filmit dhe televizionit gjeneron qindra miliarda dollarë çdo vit, jo vetëm përmes përmbajtjes që shohim në ekrane, por edhe përmes rrjeteve të gjera të bizneseve lokale që mbështesin prodhimin – duke filluar nga ndërtimi dhe mikpritja, e deri te teknologjia dhe dizajni.
“Edhe pse industria e filmit nuk është në sektorët tanë prioritarë, ndikimi që sjell na bën të vëmendshëm për infrastrukturën ligjore dhe lehtësitë që do të ketë nevojë – tha gjatë përshëndetjes së saj, Laura Plaku, Drejtore e AIDA.
Grupi i Hollywood-it në turin e tyre disaditor në Shqipërisë do të kenë mundësinë të vizitojnë nga afër vendndodhjet dhe mundësitë gjeografike që ofron Shqipëria për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare, por dhe të mësojnë për historinë dhe mikpritjen shqiptare./ Revista Monitor
Për ditën e martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët,...
Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi, ka dhënë nj...
Ditën e sotme prindërit e fëmijëve në kopshtin ku rezultua...
Ujësjellës Kanalizimet në Vlorë kanë njoftuar se më 27 dhe...
Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësir...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Më herët ditën e sotme, u raportuan se disa fëmijë në një ...
Konfliktet në familje po prodhojnë histori nga më të ndrys...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të...
Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është red...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
“Ndikimi i muraleve në transformimin e qytetit të Ferizajt...
Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe ve...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Sociologu Eriseld Kalemaj ka ngritur një thirrje alarmi mb...
Dita e sotme do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm. S...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...