web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

7 Gusht 2025, 07:12, Sociale CNA

Parashikimi i motit/ Diell dhe temperatura të larta në vend

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Temperaturat do të variojnë nga 14 gradë Celsius vlera minimale deri në 37 gradë Celsius, vlera maksimale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18 m/s.

Dallgëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë./ CNA





Lajmet e fundit nga