Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsinë
Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e T...

Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientimin drejt destinacioneve të kërkuara, pasi rrugët dhe linjat urbane që aplikacioni sugjeron nuk janë të qarta as për vendasit.
Linjat e autobusëve në Tiranë shënohen me një shkronjë dhe një numër, jo me emrin e plotë të linjës dhe oraret nuk janë të sakta. Gjithashtu, mungon infrastruktura bazë në stacionet e autobusëve, duke e bërë të vështirë orientimin dhe identifikimin e ndalesave.
Destinacionet nuk janë të përcaktuara qartë në aplikacion, për shembull, Mali i Dajtit figuron gabimisht si i vendosur në sheshin “Skënderbej”.
Një shembull tjetër është rruga nga Qendra e Tiranës drejt Dajti Ekspres. Ky udhëtim zgjat rreth 50 minuta, 36 minuta me urban dhe më pas 14 minuta në këmbë, por aplikacioni sugjeron tri linja të ndryshme autobusi: 11, 15A dhe 15B.
Këto linja përkatësisht janë Linza, Kinostudio dhe Porcelani, por në aplikacion nuk ka asnjë shenjë dalluese që të ndihmojë përdoruesin të kuptojë cilës linjë i përket secili numër, pasi autobusët në terren shënohen vetëm me emrat e linjave, jo me numrat përkatës.
Turistët që vizitojnë Tiranën shpesh përballen me vështirësi serioze në përdorimin e transportit publik, për shkak të mungesës së informacionit të saktë dhe të aksesueshëm në gjuhë të huaja.
Deri në janar 2025, harta e transportit publik nuk ishte e hedhur në Google Map, duke bërë që shumë turistë të orientoheshin drejt makinave me qira, ose taksive, çka nxiti zhvillimin e shpejtë të tyre.
Edhe sot, shumë prej linjave kryesore të autobusëve nuk kanë orare të qarta në platforma si Google Maps, apo në stacionet e transportit, dhe shumica e informacionit nuk është i disponueshëm në anglisht.
Kjo krijon konfuzion dhe stres, sidomos për ata që duan të udhëtojnë nga qendra e qytetit drejt aeroporteve ose terminaleve të autobusëve ndërqytetës.
“Zakonisht kur udhëtoj mendoj se taksia është zgjidhja më e mirë. Ndryshe nga autobusët, taksitë janë të shpejta, të sigurta dhe të lehta për t’u përdorur, sidomos kur nuk ke kohë për të humbur duke pritur ose duke kërkuar orare.
Deri më tani për të bërë udhëtime të gjata dhe jashtë qendrës kam përdorur taksi si për të ardhur nga aeroporti, si dhe për të shkuar në terminalin e autobusëve, për të dalë jashtë qytetit”, thotë Mak, turist nga Holanda.
Ana vizitoi Tiranën për herë të parë këtë vit. Ajo planifikoi të zbulonte qytetin me transportin publik, por përballë mungesave dhe vonesave të autobusëve, përfundoi duke përdorur taksinë në shumicën e udhëtimeve.
“Fillimisht mendova se taksia do të më kushtonte shumë, por në fakt nuk ishte dhe aq shtrenjtë sa prisja. Paguaja direkt në aplikacion dhe ishte shumë më e lehtë sesa mendoja. Transporti publik? Nuk e marr më kurrë! Doja të shkoja në Dajt, por autobusi më çoi në anën tjetër të qytetit dhe humba shumë kohë dhe nerva”.
Por përdoruesit më të mëdhenj të taksive janë vendasit, në rastin e aplikacionit Patoko, 90% e konsumatorëve janë vendas dhe 10% të huajt.
Në vitin 2025, përdorimi i aplikacionit Patoko nga turistët të huaj është rritur me 90%, duke shtuar nevojën që shërbimet të jenë të aksesueshme edhe në gjuhë të huaj dhe me sisteme ndërkombëtare pagese.
“Synojmë të ofrojmë një përvojë sa më të ngjashme me atë që vizitorët janë mësuar në vendet e tyre”, – shprehet Arbër Kadia, drejtor administrativ i Patoko.
Rritje të kërkesës nga të huajt kanë parë edhe operatorët në treg. Sipas Arbër Kurtajt, drejtor dhe administrator i kompanisë së taksive Green Taxi, gjatë sezonit turistik, rritja është më e lartë.
“Sidomos gjatë sezonit turistik, kemi rritje të ndjeshme të klientëve të huaj. Për të menaxhuar më mirë këtë kërkesë, kemi trajnuar shoferët për të komunikuar në gjuhë të huaja bazë dhe dua të theksoj se operatorët tanë shërbejnë 24/7 duke pritur telefonata dhe rezervime”./ Monitor
Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e T...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar një rritje të nd...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushtev...
Ditën e hënë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjell...
Këtë të diel, moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjel...
Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthje...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të l...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Në të gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lë...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Aktori Liam Neeson e “bëri të njohur” Shqipërinë duke ndje...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...