Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira në vend
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...

Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptarë gjatë viteve të fundit.
Eurostat raportoi se në vitin 2023 dhe 2024 ka dhënë përkatësisht 2,278 dhe 2,218 leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë, ose rreth 4.5 mijë në total për dy vjet.
Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2021 ishin dhënë rreth 1.5 mijë leje dhe në 2019, e dhëna më e hershme rreth 1.15 mijë.
Rritja e lejeve ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2022 ky shtet dha 1387 leje për studentët e kërkuesit shqiptarë, ose 60% të totalit të shteteve të BE-së. Në 2023-shin u dhanë 1,417 leje, ose 63% e totalit.
Në vend të dytë për lejet për studentë e kërkues është Franca (191 në 2022 dhe 225 në 2023). Pas saj renditet Austria (169 në 2022 dhe 132 në 2023), Spanja (104 në 2022 dhe 82 në 2023), Holanda (103 dhe 72). Leje ka dhënë edhe Rumania, me rreth 50 në vit.

Shqipëria mbante rekord në 2023-shin për numrin e lartë të lejeve që morën shtetasit e saj në BE, duke lënë pas Serbinë (2179), Bosnjë-Hercegovinën (1,111), Maqedoninë e Veriut (958), Kosovën (342) dhe Malin e Zi (278).
Gjermania është bërë vitet e fundit një destinacion i preferuar jo vetëm i profesionistëve nga Shqipëria, por dhe atyre që duan të studiojnë.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023, shqiptarët renditeshin në vendin e 21-të për lejet për studentë e kërkues të dhëna nga Gjermania në nivele të ngjashme me shtetasit nga Brazili, Ukraina, Kolumbia, Meksika, që janë shtete me popullsi shumë më të lartë sesa ne.
Studentët shqiptarë kanë marrë nga Gjermania më se dyfishin e lejeve në krahasim me Serbinë (728), që renditet e dyta pas nesh (shiko grafikun në fund).
Lejet për studentë e kërkues në BE
Sipas Eurostat, lidhur me lejet e qëndrimit të dhëna për shtetasit e jo-BE që dëshirojnë të studiojnë ose të bëjnë kërkime shkencore, në vitin 2023 vendet e Bashkimit Europian dhanë gjithsej 451 000 leje.
Gjermania ishte vendi që lëshoi më shumë leje të tilla (144 000 ose 32% e totalit në BE), e ndjekur nga Franca (117 000 ose 26%) dhe Spanja (55 000 ose 12%).
Përfituesit kryesorë ishin shtetasit e:
-Indisë – 50 000 leje ose 11% e totalit në BE,
-Kinës – 47 000 leje ose 10%,
-Marokut – 22 000 leje ose 5%,
-Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 21 000 leje ose 5%./ Revista Monitor
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Rrethi Has, që shtrihet në verilindje të Shqipërisë, është...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur dhënien e 150 apa...
Lëvizja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj përmes ajrit ësh...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas ...
Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e T...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar një rritje të nd...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushtev...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...