Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Një fermë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër është vënë në karantinë nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë, për shkak se disa prej kafshëve të imëta, dhi, kanë rezultuar të infektuara. Pronari i kësaj ferme, Zamir Milani, thotë se i kanë ngordhur 3 krerë dhe një tjetri 6 të tjera, ndërsa ka informacion se kjo sëmundje është përhapur edhe te delet në atë zonë, por sipas tij fermerët e tjerë nuk flasin për shkak se mund të shkaktohet një lloj frike te besimtarët muslimanë që therin bagëtitë, pasi jemi në prag të Kurban Bajramit.

“Kjo situatë ka prej dy javësh që unë e kam shqetësim. Deri tani kanë ngordhur 2 prej tyre dhe një tjetër ka mbetur në mal dhe besoj edhe ajo ka ngordhur. Unë kërkoj të zbulohet sëmundja sepse kam 6 milionë lekë të vjetër investim në këtë fermë. Nëse shkojmë në pazar, nuk ka asnjë bagëti të matrikulluar. Para 3 muajsh kam bërë blerjet. Nga një bisedë me një fermer në Berat, që e njoh, më tha se dhitë vijnë nga Greqia. Greqia pastron fermat e veta dhe na i sjell ne të infektuara. Ka edhe ferma të tjera në zonë që mund ta kenë këtë problem dhe besoj është përhapur edhe te delet, por kanë frikë të flasin sepse jemi para Kurban Bajramit. Unë i kam blerë për qumësht dhitë dhe më përpara bënin 45 litër qumësht, tani vetëm 10 litër. Unë mendoj se 60% është e përhapur në zonën tonë”,-tregon pronari i fermës, Milani.
Fermeri shprehet se ka investuar 600 mijë lekë të rinj për të ngritur fermën dhe ka shpenzuar mbi 40 mijë lekë të rinj ilaçe për bagëtitë, por deri tani nuk ka gjetur zgjidhje.
“Përveçse 6 milionë lekë të vjetër investim, kam shpenzuar edhe mbi 400 mijë lekë të vjetër ilaçe. Jam munduar që t’i shërbej, por nuk po arrij. Unë dua që të shpëtojmë të tjerat. Patjetër që më dëmton ekonomikisht. Unë këtu në zonën tonë shoh edhe një paaftësi të veterinerëve lidhur me këtë çështje”,-tha Milani.
Në këtë fermë mbërritën inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë në Shkodër, duke e vendosur në karantinë, ndërsa inspektori Muhamet Bisho thotë se do të dërgohen urgjentisht analizat pranë Institutit të Referencës Veterinare në Tiranë, pasi është e paqartë sëmundja që ka prekur dhitë në Postribë.

“Sapo kemi marrë informacion zyrtar, kemi ardhur këtu dhe kemi marrë analizat që do të dërgohen urgjentisht në Institutin e Referencës Veterinare në Tiranë. Është e paqartë se me çfarë sëmundjeje janë prekur dhitë, ndaj edhe do të bëhen analizat. Blerja e bagëtive të imëta nga fermeri këtu është bërë për certifikatë matrikullimi dhe ky është një problem. Zakonisht këto sëmundje prekin maksimalisht deri në 30% të bagëtive në fermë. Deri më tani nuk kemi informacion për ndonjë fermë tjetër dhe nëse dikush ka probleme duhet që të na njoftojnë menjëherë. Këtë fermë këtu e kemi vënë në karantinë deri në ardhjen e përgjigjes dhe marrjen e masave të duhura. U bëj thirrje fermerëve që kur të blejnë bagëtitë t’i marrin me certifikatë matrikullimi”,-tha Muhamet Bisho, nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë Shkodër.
Tregtimi dhe lëvizja e bagëtive të imëta dhe të trasha është një shqetësim i përhershëm edhe prej vetë fermerëve në fshatrat e Shkodrës, por shpeshherë janë shprehur se nuk kanë një mundësi tjetër sepse në treg nuk ka të matrikulluara, duke bërë që rreziku i prekjes nga sëmundjet të jetë i lartë./CNA
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes i...
Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të qëndrueshëm, m...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Gjysma e popullsisë së botës përjetoi një muaj shtesë me n...
Përvojat e hershme, duke filluar nga fetusi e deri në punë...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shkencëtarët paralajmërojnë se pesë vitet e ardhshme mund ...
Të dhënat zyrtare tregojnë se aksidentet rrugore pësuan nj...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushtev...
Një grup i përfaqësuesve të mëdhenj të Hollywood-it, Warne...
Për ditën e martë moti parashikohet kryesisht i kthjellët,...
Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi, ka dhënë nj...
Ditën e sotme prindërit e fëmijëve në kopshtin ku rezultua...
Ujësjellës Kanalizimet në Vlorë kanë njoftuar se më 27 dhe...
Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësir...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Më herët ditën e sotme, u raportuan se disa fëmijë në një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...