Tranzicioni i familjeve, bien martesat e rriten divorcet
Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzi...

Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Europës (jo-BE) për numrin e të miturve që marrin leje të para qëndrimi në vendet e Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024, 18,697 fëmijë shqiptarë nën moshën 18 vjeç morën leje të para qëndrimi në një nga vendet e BE-së, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për këtë kategori pas Ukrainës dhe Bjellorusisë.
Emigracioni i të miturve shqiptarë drejt BE-së është i përqendruar pothuajse tërësisht në tri shtete:
Itali – 8,254 leje (44.1%)
Greqi – 4,877 leje (26.1%)
Gjermani – 4,165 leje (22.3%)
Vendet e tjera të BE-së – vetëm 1,401 leje (7.5%)
Të dhënat e Eurostat tregojnë se arsyeja dominuese për lëshimin e lejeve të para qëndrimi për të mitur në BE mbetet bashkimi familjar, çka lidhet ngushtë me komunitetet e mëdha shqiptare në Itali dhe Greqi. Këto dy vende kanë qenë tradicionalisht destinacione kryesore të emigracionit shqiptar që prej viteve ’90, duke vijuar të tërheqin valë të reja të emigrimit familjar.
Ndërkohë, Gjermania është shndërruar në vitet e fundit në një destinacion të rëndësishëm si për punësimin e të rriturve, ashtu edhe për vendosjen e familjeve të reja.
Në Europë
Në vitin 2024, vendet e BE-së lëshuan 540,445 leje të para qëndrimi për qytetarë jo-BE nën moshën 18 vjeç.
Prej tyre, 356,554 leje (66%) u dhanë për arsye të lidhura me bashkimin dhe formimin e familjes. 160,618 leje (30%) u lëshuan për arsye të tjera, përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, ndërsa 21,179 (4%) u dhanë për arsye të lidhura me arsimin.
Shtetet që lëshuan numrin më të lartë të lejeve për të mitur ishin Gjermania me 138,692 leje (26% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Spanja me 107,828 leje (20%) dhe Italia me 60,125 leje (11%).
Në terma relativë, raporti i lejeve të para për çdo 100,000 banorë nën 18 vjeç ishte më i lartë në Maltë (3,379), Qipro (2,584) dhe Luksemburg (1,861). Në Letoni, Kroaci, Estoni, Bullgari dhe Rumani ky raport ishte nën 200 për 100,000 fëmijë.
Duhet theksuar se Franca, e cila ka vlerën më të ulët prej vetëm 17 leje për 100,000 të mitur, zakonisht nuk lëshon leje qëndrimi për fëmijë.
Duke parë shtetësinë e të miturve që morën leje të para qëndrimi në BE për të gjitha arsyet, 37% ishin shtetas të vendeve aziatike, 27% europianë jo-BE, 21% nga vendet afrikane, 11% nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, ndërsa 2% ishin shtetas të Amerikës së Veriut.
Siria përbënte 12% të totalit të lejeve të para të lëshuara për të mitur në BE, e ndjekur nga Maroku me 7% dhe Ukraina me 6%./ Monitor
Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzi...
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relat...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Dekorimi i hershëm për festat e fundvitit vjen me përfitim...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Raporti më i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e ...
Dita e enjte parashikohet të jetë nën ndikimin e reshjeve ...
Ekosistemi teknologjik i Europës është në një "udhëkryq" d...
Uji nga reshjet intensive të shiut ka përfshirë këtë të më...
Sëmundjet tumorale po avancojnë në popullsinë shqiptare më...
Sot vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga kushte atmosf...
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë pothuajs...
Hulumtimet nga një agjenci e OKB-së thonë se bota është e ...
Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një raport i hartuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nd...
Aksi nacional Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar paraditen e...
Sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetë...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tuberkulozi mb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...