web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

21 Nëntor 2025, 07:15, Sociale CNA

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU, reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.

Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë. Në majat e maleve në verilindje-lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 4-6 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga