VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Në hyrje të gati secilës klinikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është i vendosur orari i vizitave të pacientëve - nga ora 14:00 deri në 14:30.
Në këtë kohë përfshihen edhe konsultimet me mjekë rreth gjendjes së pacientit. Megjithatë, ajo nuk përfillet dhe vizitorë mund të shohësh në çdo orë - madje edhe natën.
“Nuk mund të rrimë në shtëpi me gajle. Vetëm një person nuk mund të kujdeset për një të sëmurë, pjesërisht të palëvizshëm”, thotë Teuta Tasholli, babai i së cilës është i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë.
Ajo tregon se familjarët e ndihmojnë atë të ushqehet dhe rreth nevojave të tjera personale.

“Gjatë ditës vijmë shumë veta, jemi familje e madhe dhe endemi shumë herë”, thotë Tasholli.
Udhëheqësit e kësaj klinike pranojnë se në mungesë të stafit të infermierisë, kanë nevojë për ndihmën e familjarëve, por jo të një numri të madh të tyre.
“Janë disa nevoja që ne nuk mund t’i mbulojmë dhe familjarët, në raste të tilla, paraqiten si ndihmë. Neve na duhet një familjar, por aty vijnë tre, katër, pesë...”, thotë drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, për Radion "Evropa e Lirë".
“Presioni nga familjarët për vizita pengon punën... Secili dëshiron të marrë informata për pacientët direkt nga mjeku. Nuk u mjafton që ne ta informojmë vetëm një familjar”, thotë ai.
Në klinikën që udhëheq Komoni, punojnë 26 mjekë dhe rreth 70 infermierë - me ndërrime dhe kujdestari. Klinika ka shtatë reparte me 49 dhoma.
Komoni thotë se në bazë të standardeve, një infermier do të duhej të kujdesej për 4-5 pacientë, ndërsa në Neurologji ndodh që një infermier të kujdeset për 16 pacientë.
“Nuk dihet kush është vizitor e kush pacient”
Fluks i ngjashëm familjarësh mund të shihet edhe në Klinikën e Kardiologjisë, e cila ndodhet dhjetëra metra larg Neurologjisë.
Ekipi i "REL"-it qëndroi atje më 15 shtator, ku, përveç të tjerëve, pa edhe vizitorë me rroba të pluhurosura që, me sa duket, kishin ardhur direkt nga vendet e punës.
“Njerëzit kur po vijnë këtu, nga 10-15 veta, nuk po kuptohet se kush është vizitor e kush është pacient”, tha Shaban Hoxha, një pensionist nga Prishtina, i shtruar në Kardiologji për shkak të disa problemeve në zemër.
“Vizitorët duhet të reduktohen dhe kjo punë të rregullohet”, shtoi ai.
Udhëheqësit e Kardiologjisë thonë, po ashtu, se përballen me mungesë stafi.
Drejtori Lulzim Kamberi merr shembull Njësinë e Koronarografisë në Kardiologji, ku, siç thotë, një infermier duhet të kujdeset për 14 pacientë të shtruar gjatë natës, plus pranimet e reja.

“Në këtë situatë, sikur të mos i lejojmë palët [familjarët], ne do të kishim tepër probleme. Ne mund ta sjellim vendimin për t’i mbyllur dyert, por nuk mundemi, sepse na duhen familjarët, edhe për barna, edhe për ushqime”, thotë Kamberi, duke shtuar se numri i vizitave duhet të zvogëlohet.
Në Klinikën e Kardiologjisë punojnë 41 mjekë, 63 specializantë dhe 48 infermierë/e.
Një infermiere pranon se stafi nuk mund t’ia dalë i vetëm, por shton se prania e shumë vizitorëve në një dhomë e vështirëson punën.
“Gati asnjëherë nuk ka dhomë që nuk ka vizitorë gjatë ditës”, thotë kjo infermiere, duke mos dashur që të identifikohet.
Në QKUK, për sigurinë e objektit, është e angazhuar një kompani private. Punëtorët e saj gjenden në hyrje të klinikave, por jo gjithmonë i ndalojnë vizitorët.
Përfaqësues të kompanisë thonë për Radion "Evropa e Lirë" se janë duke bërë përpjekje që të zvogëlojnë numrin e vizitorëve, por, sipas tyre, kjo çështje varet nga udhëheqja e institucionit.
Drejtoria e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës thotë se, shumë shpejt, do të nisë një “fazë e re e informimit” të pacientëve dhe familjarëve që i vizitojnë ata, por nuk japin detaje se si mund të ndikojë kjo dhe a mund të ndikojë në zvogëlimin e numrit të vizitorëve.
Cilat janë kapacitetet mjekësore?
Personeli shëndetësor i Kosovës përbëhet prej më shumë se 14.000 vetash, përfshirë më shumë se 3.200 mjekë të të gjitha profileve dhe mbi 7.000 infermierë.
Sipas Federatës Sindikale të Shëndetësisë, sistemit shëndetësor të Kosovës i nevojiten mbi 4.000 infermierë shtesë.
Kosova, prej vitesh, përballet me largim të stafit mjekësor.
Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova në periudhën 2018-2021. Infermierë largohen po ashtu - kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Të larguarit ankohen kryesisht për kushtet e punës, përfshirë pagat.
Paga bruto, apo e pataksuar, e mjekëve në Kosovë është 630 euro, ndërsa e infermierëve rreth 400 euro.
Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi, i cili do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Është thënë se përgjegjësitë e këtij komisioni do të përfshijnë zhvillimin e sektorit publik të shëndetësisë./rel
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Ana, në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka treguar se...
Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, Ana ka treguar...
Territori shqiptar në pjesët e para të ditës mbetet në mbi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Qyteti kinez i Chongqing raportoi një rast të infektimit m...
Faza e parë është kur fëmija fillon të mësojë si ta lë...
Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej dy duitësh k...
Vendi ynë që në orët e para të ditës së shtunë do të jetë ...
Sinoptikani grek, Sakis Arnaoutoglou, ka zbuluar surpr...
Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të masave ajro...
Specialisti i ISHP-së, Artan Simaku, ka folur rreth si...
Ishte viti 2017 kur Drew Scanlon, i njohur si “Blinking Gu...
Luiza Gega është një ndër sportistet më të mira shqipt...
“Plan kombëtar masash për antibiotiko-rezistencën dhe ...
Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë, është bërë në...
Kur është e nevojshme të blini një ilaç për dhimbjet e...
Nuk hapet mendja, po nuk u hap zemra. Thënie e Platoni...
Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...