“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...

Shumë prej fermerëve nuk mund të bëhen pjesë e përfitimeve të skemave kombëtare të Ministrisë së Bujqësisë për shkak se u mungon certifikata e pronësisë. Edhe pse janë miratuar pesë vite më parë procedurat për pajisjen me aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim ky proces mbetet i papërmbyllur për mijëra fermerë.
Fermerët kërkojnë nga institucionet thjeshtim të dokumentacioneve, por edhe vëmendje drejt pajisjes me certifikata pronësie.
“Mungesa e certifikatave të pronësisë është një problem i madh për ne. Kush nuk e ka pronësinë nuk mund të përfitojë dhe kjo është shqetësuese. Është e domosdoshme që shteti të gjejë një zgjidhje për këtë problem që vijon prej vitesh dhe na penalizon”, tha fermeri.
“Unë kam tokë me qira, por për një pjesë e asaj toke nuk ka dokument pronësie dhe në këtë mënyrë nuk mund të përfitoj plotësisht dhe kjo më penalizon shumë. Një problem tjetër janë edhe çmimet e ulëta në treg. Ne lodhemi dhe punojmë shumë e më pas duhet t’i shesim me çmime shumë të ulëta. Edhe treg të organizuar nuk ka, duhet që ta sigurojmë vetë tregun”, u shpreh një tjetër fermer.
Për drejtuesit vendorë të bashkive në Qarkun Shkodër mungesa e dokumenteve të pronësisë është një çështje që kërkon zgjidhje sepse penalizon padrejtësisht fermerët…
“Është një shqetësim i madh mungesa e certifikatave të pronësisë. Është një problem i vjetër që nuk po gjen zgjidhje. Ne e kemi adresuar prej kohësh dhe tashmë qeveria duhet që të gjejë një zgjidhje për këtë çështje. Fermerët në Pukë më shumë kanë përfituar nga shoqata të ndryshme sesa nga investimet që jep qeveria për fermerët për shkak se nuk kanë pronësinë. Duhet të zgjidhet”, deklaroi zëvendëskryetari i Bashkisë Pukë.
“Edhe për Vaun e Dejës mungesa e pronësisë është problem i madh. Në shumë fshatra atje fermerët janë shumë punëtorë, por nuk kanë dokumentet e pronësisë disa prej tyre, gjë që u sjell vështirësi sepse nuk mund të përfitojnë. Qeveria duhet që t’i japë një zgjidhje përmes hipotekave në mënyrë që më pas fermerët të zhvillohen si duhet dhe të përfitojnë”, tha përgjegjësi i Bujqësisë në Bashkinë Vau i Dejës.
Mungesa e certifikatave të pronësisë është një problem i trashëguar ndër vite e që fermerët i penalizon për përfitimin e subvencioneve, por edhe zgjerimin e aktivitetit të tyre.
Në nivel qarku, mbi 15 mijë fermerë në Shkodër nuk janë përfshirë në skemat e subvencioneve, për shkak të mungesës së AMTP apo të certifikatës së pronësisë, dokumente që mbeten kusht i domosdoshëm për të përfituar ndihmën financiare nga shteti./ CNA
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve a...
Rrethi Has, që shtrihet në verilindje të Shqipërisë, është...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur dhënien e 150 apa...
Lëvizja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj përmes ajrit ësh...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve ...
Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas ...
Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e T...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve...
Meteorologia Tanja Porja ka paralajmëruar një rritje të nd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...