Kafe me xhenxhefil/ Superfuqi për shëndetin
Kafja dhe xhenxhefili janë dy produkte të cilësuara si...

E freskët, me pak kalori dhe me një sasi të lartë fibrash, kripërash minerale dhe vitaminash, marulja jo vetëm që është ylli i sallatave klasike të verës, por është edhe një aleat i çmuar për bukurinë dhe shëndetin.
Mund të konsumohet e gjallë ose e gatuar, e vetme ose e kombinuar me perime të tjera. Duke qenë një perime shumë e preferuar, AgroWeb.org ju njeh më tej me vlerat dhe përdorimet e saj.
Vetitë
Nga pikëpamja ushqyese, marulja është një nga perimet me kaloritë më të ulëta me vetëm 22 kalori për 100 gramë. Ajo përbëhet kryesisht nga uji (më shumë se 94 për qind), karbohidratet dhe fibrat bimore.
Sasia e proteinave është e vogël dhe e yndyrave është praktikisht zero. Është e pasur me kripëra minerale, veçanërisht kalium, kalcium, fosfor, magnez dhe hekur dhe plot me vitaminë A, B, C dhe karotenoidet, si betakarotina.
Përfitimet
Një barishte që i përket familjes Asteraceae, e përhapur në të gjithë vendin dhe shumë e njohur për vlerat e saj që në lashtësi. Fibrat dhe përmbajtja e jashtëzakonshme e ujit, janë ndër përfitimet më të mëdha që ajo i jep sistemit tretës, sepse nxisin funksionimin e rregullt të zorrëve.
Ndërsa sasitë e larta të vitaminës A forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë shikimin.
Po ashtu prania e vitaminës C dhe klorofilit i japin asaj efekte antioksiduese dhe detoksifikuese.
Duke qenë e ulët në natrium dhe e pasur me kalium, rekomandohet edhe për ata me probleme kardiovaskulare. Kuercetina e pranishme te marulet, përveçse një antihistaminë natyrale, ul presionin e gjakut, përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut dhe rrjedhshmërinë e gjakut. Marulja është një aleate e çmuar për mirëqenien dhe shëndetin e trupit dhe madje edhe psikikës. Ajo ka efekt të butë qetësues dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga pagjumësia.
Përdorimet në kuzhinë
Marulja prodhohet dhe korret gjatë gjithë vitit, por varietetet më të shijshme dhe më cilësore mbërrijnë në markete në pranverë dhe verë.
Të flasësh për çdo varietet është një çështje shumë e gjatë, pasi ekzistojnë shumë lloje dhe secila me karakteristikat e veta. Por në bazë të pamjes, teknikave të kultivimit dhe vetive ushqimore, mund të dallojmë tri forma kryesore botanike.
Marulet me kokë voluminoze dhe kompakte
Këtu bëjnë pjesë varietetet që formojnë koka kompakte. Ato përbëhen nga gjethe të gjelbra, të gjera e të mëdha, konkave, të rrudhura që shpesh kanë edhe nuancë lejla.
Marulja romane
Bimët e këtij grupi kanë gjethe të ngritura, të lëmuara e të mbledhura në tufa jo shumë kompakte. Ky varietet piqet kryesisht në periudhën verë-vjeshtë.
Marulet e vogla
Këtu përfshihen varietetet që formojnë tufa të vogla, me gjethe të lëmuara. Ato janë të disponueshme gjatë gjithë vitit.
Marulja konsumohet kryesisht e papërpunuar duke e përfshirë në sallata, e kombinuar me perime si karota, domate, tranguj, qepë etj. Në momentin e blerjes, gjethet duhet të jenë të freskëta, plot aromë dhe me skajet sa më të mprehta dhe jeshile, jo të thara, të zverdhura apo të njollosura. Larja duhet bërë në ujë të rrjedhshëm, duke kaluar butësisht gishtërinjtë nëpër gjethe.
Pasi ta shpëlani dhe thani, mbështillni gjethet me një leckë të pastër dhe ruajeni në frigorifer, për maksimumi 1-3 ditë.
Varietetet me kokë voluminoze dhe kompakte janë ato që përdoren më së shumti për sallatë, ndërsa ato romane përdoren edhe në supa të nxehta.
Për të përgatitur një meze unike, ju mund të përzieni gjethet e brendshme të maruleve, me kastraveca, qepë dhe kos. Në fund mund ta zbukuroni me gjethe borziloku dhe copa buke të thekur./Agroweb
Kafja dhe xhenxhefili janë dy produkte të cilësuara si...
Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stin...
Koha e ngrënies së darkës është e lidhur me shfaqjen e...
Si fillim duhet të dimë që temperatura e lartë është n...
Kafeja ka disa efekte të ndryshme në trupin e njeriut....
Nëse zgjoheni vonë dhe e konsumoni mëngjesin vonë ose ...
Me stilet moderne të jetesës plot stres dhe kërkesa, p...
Çaji jeshil është një nga llojet më të njohura të çajit dh...
Molla është një nga frutat më të njohur dhe të konsumu...
AgroWeb.org ka publikuar një sërë kurash natyrale efikase ...
Brokoli është një perime e njohur dhe e shëndetshme që...
Dhimbjet e ndryshme të trupit jo domosdoshmërisht duhe...
Mediat sociale janë kthyer në një qendër për tendencat dhe...
Ethet na pushtojnë herë pas here në momente krejt të p...
Nëse shpesh përjetoni fryrje ose gazra, kjo nuk do të ...
Kaperin mund ta gjeni nëpër raftet e mjaft pikave të s...
Një zorrë e shëndetshme jo vetëm që siguron një jetë më të...
Lëvizni sa më shumë që të mundeni Vrapimi, çiklizmi, noti...
Dhimbje koke primare Tensioni Dhimbjet e kokës nga t...
Në ditët e sotme, kërkimet shkencore moderne tregojnë ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...