Përse nuk pëlqehen bisedat rreth shëndetit?
Shëndeti është aseti më i rëndësishëm për jetën tonë pasi ...

Ka shumë gjasa të njihni dikë që duket se po plaket ngadalë, duke u dukur disa vite më i ri se sa sugjeron data e tij e lindjes. Dhe me siguri që keni parë edhe rastin e kundërt, një njeri, trupi dhe mendja e të cilit duken shumë më të vjetruara nga koha se të tjerët.
Po pse ndodh kjo? Unë kam punuar në këtë fushë gjatë gjithë karrierës sime shkencore dhe jap mësim biologjinë qelizore dhe molekulare të plakjes në Universitetin e Miçiganit më SHBA. Hulumtimi mbi plakjen, nuk ka të bëjë me gjetjen e një kure që rregullon gjithçka që mund t’ju shqetësojë në pleqëri.
Por 1 ose 2 dekada e fundit të punës sime, me kanë treguar se plakja është një proces ku ndërhyjnë shumë faktorë, dhe asnjë ndërhyrje e veçantë nuk mund ta ndalë atë. Për plakjen ekzistojnë shumë përkufizime, por në përgjithësi shkencëtarët bien dakord për disa tipare të përbashkëta.
Plakja është një proces i varur nga koha, dhe që rezulton në rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve, lëndimeve dhe vdekjes. Ky proces është edhe i brendshëm, kur trupi juaj shkakton probleme të reja, dhe i jashtëm, kur ndikimet mjedisore i dëmtojnë indet tuaja.
Trupi juaj përbëhet nga triliona qeliza, dhe secila prej tyre nuk është përgjegjëse vetëm për një ose më shumë funksione specifike në indin ku ndodhet, por duhet të bëjë të gjithë punën për të mbajtur veten gjallë. Këtu përfshihet metabolizmi i lëndëve ushqyese, heqja e mbeturinave, shkëmbimi i sinjaleve me qelizat e tjera dhe përshtatja ndaj stresit.
Plakja buron nga një sërë faktorësh fiziologjikë. Problemi është se çdo proces dhe element në secilën prej qelizave mund të ndërpritet ose dëmtohet. Prandaj ato shpenzojnë shumë energji çdo ditë për t’i parandaluar, njohur dhe ndrequr ato probleme.
Plakja mund të konsiderohet si një humbje graduale e aftësisë për të ruajtur homeostazën - një gjendje ekuilibri midis sistemeve të trupit - ose të mos qenit në gjendje të parandalojnë apo njohin dëmtimin dhe funksionimin e dobët - ose duke mos rregulluar në mënyrën e duhur apo të shpejtë problemet kur ato ndodhin.
Plakja buron nga një kombinim i këtyre çështjeve. Dekada studimesh, kanë treguar se gati çdo proces qelizor është gjithnjë më i dëmtuar me kalimin e moshës. Shumica e kërkimeve mbi plakjen qelizore, fokusohen në studimin se si ndryshojnë me kalimin e moshës ADN-ja dhe proteinat.
Po ashtu, shkencëtarët kanë filluar të studiojnë rolet e mundshme që luajnë shumë biomolekula të tjera të rëndësishme në qelizë edhe në procesin e plakjes. Një nga detyrat kryesore të qelizës, është ta ruajë ADN-në e saj, pra manualin e udhëzimeve që lexon makineria e një qelize për të prodhuar proteina specifike.
Mirëmbajtja e ADN-së, përfshin mbrojtjen dhe riparimin e saktë të dëmtimit të materialit gjenetik dhe molekulave që lidhen me të. Proteinat janë ‘krahu i punës’ i qelizës. Ato kryejnë reaksione kimike, ofrojnë mbështetje strukturore, dërgojnë dhe marrin mesazhe, mbajnë dhe çlirojnë energji etj.
Nëse dëmtohet proteina, qeliza përdor mekanizma që përfshijnë proteina të veçanta që ose përpiqen të rregullojnë proteinën e thyer ose ta dërgojnë atë për riciklim. Kur të gjitha proceset e përfshira në krijimin dhe ruajtjen e funksionit të ADN-së dhe proteinave funksionojnë normalisht, ndarjet e ndryshme brenda një qelize që shërbejnë për role të specializuara - organelet - mund të ruajnë shëndetin dhe funksionin e qelizës.
Që një organ të funksionojë mirë, duhet të funksionojnë mirë shumica e qelizave që e përbëjnë atë. Dhe që një organizëm i tërë të mbijetojë, duhet të punojnë mirë të gjitha organet në trupin e tij. Plakja mund të çojë në mosfunksionim në cilindo nga këto nivele, nga ato nënqelizore tek ato organizmale.
Ndoshta një gjen që kodon një proteinë të rëndësishme për riparimin e ADN-së është dëmtuar, dhe tani të gjitha gjenet e tjera në qelizë kanë më shumë gjasa të riparohen gabimisht. Ose ndoshta sistemet e riciklimit të qelizës, nuk janë në gjendje të degradojnë me komponentët jofunksionalë.
Ndërvarësia e proceseve qelizore të jetës është një thikë me dy tehe: dëmtoni mjaftueshëm një proces dhe dëmtohen të gjitha proceset e tjera që ndërveprojnë ose varen prej tij. Nuk ka një formulë magjike për të ndaluar plakjen, por disa eksperimente në laborator duket se e ngadalësojnë plakjen.
Ndërsa ka prova klinike të vazhdueshme që analizojnë qasje të ndryshme te njerëzit, shumica e të dhënave ekzistuese vijnë nga kafshë si nematodat, mizat, minjtë dhe primatët jo njerëzorë. Një nga ndërhyrjet më të mira të studiuara është kufizimi i kalorive, i cili përfshin zvogëlimin e sasisë së kalorive që do të hante një kafshë normalisht, pa e privuar nga lëndët ushqyese të nevojshme.
Një ilaç i miratuar nga FDA-ja amerikane, i përdorur në transplantimin e organeve dhe disa trajtime të kancerit, rapamicina, duket se funksionon në këtë drejtim, duke përdorur të paktën një nëngrup të të njëjtave rrugë që aktivizon kufizimi i kalorive në qeliza.
Ndërhyrje të tjera përfshijnë ndryshimin e niveleve të disa metabolitëve, shkatërrimin në mënyrë selektive të qelizave të vjetra që kanë ndaluar ndarjen, ndryshimin e mikrobiomës së zorrëve dhe modifikimet e sjelljes. E përbashkëta e të gjitha këtyre ndërhyrjeve, është se ato ndikojnë në proceset thelbësore që janë kritike për homeostazën qelizore.
Nuk ka një shkak të vetëm të plakjes. Nuk ka as dy njerëz që plaken në të njëjtën mënyrë, dhe në fakt as 2 qeliza. Ekzistojnë mënyra të panumërta përmes të cilave biologjia juaj bazë mund të shkojë keq me kalimin e kohës, dhe këto shtohen duke krijuar një rrjet unik faktorësh të lidhur me plakjen.
Për çdo person, kjo e bën shumë sfidues gjetjen e një trajtimi kundër plakjes që i përshtatet të gjithëve. Megjithatë, hulumtimi i ndërhyrjeve që synojnë procese të shumta e të rëndësishme qelizore në të njëjtën kohë, mund të ndihmojë në përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit për një pjesë më të madhe të jetës. Këto përparime mund t’i ndihmojnë njerëzit që të jetojnë më gjatë.
Shënim: Ellen Quarles, ndihmës/profesore në biologjinë molekulare, qelizore dhe zhvillimore në Universitetin e Miçiganit./ “The Conversation” - Pershtatur nga CNA
Shëndeti është aseti më i rëndësishëm për jetën tonë pasi ...
UASHINGTON (AP) - Zyrtarët amerikanë kanë miratuar pilulën...
Provat shkencore mbështesin atë që shumica e adhuruesve të...
Një lexuese më shkruan në inbox: "Përshëndetje Doktor, un...
Depresioni është një çrregullim i zakonshëm i shëndetit me...
Të dhënat vijnë nga një studim mbi kafshët. Por ka gjasa q...
1. Kastravecat përmbajnë shumicën e vitaminave që ju nevoj...
Dëmi që mund të shkaktojë inflamacioni i zorrëve shtrihet ...
Një mëngjes super i pasur po shfaqet si një nga mënyrat më...
Një ndërhyrje e vështirë është realizuar nga mjekët e ...
Konsiderohet si një nga të këqijat e shekullit XXI. Po fla...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Mendoni se ushqimi është zona e vetme ku duhet të përqendr...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Sot e dimë se sa i rëndësishëm është ushtrimi fizik për fu...
Edhe pse ndoshta jo aq popullor sa shalqiri, pjepëri është...
Pesëmbëdhjetë minuta ecje në ditë janë të mjaftueshme për ...
Shkencëtarët kanë krijuar modele embrionësh për t’i ndihmu...
Miratohet financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitoj...
"Vitamina e diellit" shfaqet si një aleat i vlefshëm i shë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...