Sa normale është të harrosh dhe kur duhet të shqetësohesh?
Harresa në jetën tonë të përditshme mund të duket e bezdis...

Dhimbja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë shqetësuese, e madje mund ta bëjë më të vështirë procesin e ngrënies.
Për fat të mirë, shumica e këtyre shqetësimeve largohen vetë me kalimin e kohës, ose ju mund të përfitoni lehtësim nga trajtimet pa recetë dhe kujdesi në shtëpi. Por pavarësisht shkaqeve, mos i shpërfillni ose injoroni simptomat tuaja, veçanërisht nëse ato nuk përmirësohen ose përkeqësohen.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së mishrave të dhëmbëve dhe disa hapa që mund të ndërmerrni në shtëpi për t’u ndier më mirë.
Jeni duke përdorur fillin dentar në mënyrën e gabuar
Mënyra e gabuar e përdorimit të fillit dentar mund të acarojë mishrat e dhëmbëve. Përdorimi i fillit në mënyrë agresive, ushtron shumë presion tek to, duke çuar në acarim. E gjithashtu edhe larja e ashpër e dhëmbëve mund të irritojë mishrat. Nëse vëreni se mishrat e dhëmbëve gjakosen pas përdorimit të fillit, kjo mund të tregojë se nuk e keni përdorur rregullisht dhe me shumë gjasa keni grumbullim të gurëzave. Përpiquni të mos ushtroni shumë presion kur pastroni dhëmbët dhe ruani një rutinë të rregullt të kujdesit ndaj tyre.
Mund të keni lënduar mishrat e dhëmbëve
Përtypja e ushqimeve krokante mund të shkaktojë lëndime te mishrat e dhëmbëve. Ndonjëherë mund të ndodhë që një grimcë ushqimi të mbetet i bllokuar në dhëmbët tuaj duke krijuar shqetësim.
Mund të keni ndonjë plagë
Disa plagë të vogla shfaqen në përgjithësi në brendësi të buzëve, faqeve ose gjuhës, por është gjithashtu e mundur që ato të zhvillohen edhe te mishrat e dhëmbëve. Lajmi i mirë është se nuk janë ngjitëse dhe zakonisht shërohen vetë brenda disa javësh. Për të lehtësuar dhimbjen provoni të shpëlani gojën me antiseptikë pa recetë. Gjithashtu shmangni konsumin e ushqimeve pikante.
Mund të jenë acaruar nga një pastrim dentar
Nuk është e pazakontë që mishrat e dhëmbëve të lëndohen pas një pastrimi të thellë te dentist juaj. Në këtë rast koha dhe higjiena janë ilaçi më i mirë. Por nëse dhimbja ju shqetëson, provoni një qetësues dhimbjesh pa recetë. Dhe nëse simptomat vazhdojnë disa javë, kontaktoni dentistin tuaj.
Keni hequr një dhëmb
Zakonisht kjo ndodh për shkak të traumës dhe është diçka e zakonshme. Ajo që mund të bëni është që të kujdesesni më së miri për higjienën orale pas procedurës. Nëse dhimbja e mishrave të dhëmbëve zgjat më shumë se një javë ose dy, kontaktoni dentistin tuaj.
Jeni i sëmurë
I gjithë trupi juaj mund të ndiejë dhimbje kur jeni të sëmurë, dhe sigurisht që është e mundur që ato simptoma të shfaqen edhe te mishrat e dhëmbëve. Kjo ndodh më së shumti kur keni ftohje të zakonshme ose disa lloje të infeksioneve të traktit të sipërm respirator. Dhimbja e mishit të dhëmbëve shpesh reduktohet kur simptomat e tjera të përmirësohen, e rëndësishme është që gjithmonë të ruani higjienën orale.
Për shkak të ndryshimeve hormonale
Ndryshimet në nivelet e hormoneve, si ato që ndodhin gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe para apo pas menopauzës, mund të shkaktojnë shqetësime edhe në shëndetin oral. Ju mund të shihni se mishrat e dhëmbëve janë të fryrë, skuqur dhe janë më të butë. Kjo është një gjendje që kalon vetë ndërkohë që hormonet tuaja qetësohen. E rëndësishme është që të vazhdoni të ruani higjienën e mirë orale.
Ju keni një dhëmb të prishur
Kavitetet janë zona të dëmtuara në sipërfaqen e fortë të dhëmbëve tuaj, që për disa njerëz mund të shoqërohen me dhimbje në mishrat e tyre. Prandaj në këto raste këshillohet të merrni ndihmë të specializuar nga dentisti juaj.
Keni konsumuar diçka të nxehtë
Është tepër e zakonshme që ushqimet shumë të nxehta të djegin qiellzën ose mishrat e dhëmbëve, duke shkaktuar dhimbje në këto zona. Gjithashtu edhe ushqimet me shumë aciditet, mund të irritojnë mishrat e dhëmbëve te disa njerëz. Në këto raste rekomandohet të shmangni ose të paktën të reduktoni konsumin e çdo ushqimi që shkakton irritim dhe sigurohuni që të kryeni rregullisht kontrolle dentare.
Keni alergji
Njerëzit me alergji orale mund të përjetojnë kruajtje ose ënjtje në gojë, buzë, gjuhë dhe fyt, zakonisht pasi hanë fruta ose perime të papërpunuara. Ushqimet e zakonshme që shkaktojnë këtë alergji janë pjeshka, selinoja, domatet, pjepri, bananet, kastraveci dhe kungulli i njomë. Shmangni ngrënien tyre gjatë sezonit të alergjisë, ose provoni t’i piqni, pasi temperaturat e larta mund të ndihmojnë në reduktimin e reaksioneve. Ju gjithashtu mund të pyesni mjekun tuaj për vaksinat kundër alergjive, të cilat mund të përmirësojnë simptomat.
Keni sëmundje të mishrave të dhëmbëve
Në fazat e hershme, sëmundja e mishrave të dhëmbëve quhet gingivit dhe karakterizohet nga mishra të fryrë, të skuqur ose që kanë gjakderdhje. Sëmundja periodontale më e avancuar, e quajtur periodontitis, mund të shkaktojë tërheqjen e mishrave të dhëmbëve e madje të çojë edhe në rënien e tyre. Sëmundja shpesh mund të parandalohet me anë të higjienës orale. Sigurohuni që të lani dhëmbët pas ngrënies, të paktën dy herë në ditë, dhe t’i pastroni me fill një herë në ditë.
Vuani nga ndonjë sëmundje specifike
Disa sëmundje shkaktojnë dhimbje të mishrave të dhëmbëve, duke përfshirë diabetin, disa sëmundje të frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës. Nëse keni një sëmundje të tillë është shumë e rëndësishme të kryeni rregullisht kontrolle dentare dy herë në vit. Por nëse rreziku është i lartë, atëherë mjeku mund të rekomandojë që të kryeni kontrolle çdo tre deri në katër muaj./AgroWeb.org
Harresa në jetën tonë të përditshme mund të duket e bezdis...
Studimet e fundit kanë zbuluar se nanoplastika ndikon drej...
Këto kokrra të vogla të kuqe janë të mbushura me më sh...
Në muajin dhjetor të vitit 2023 Instituti i Shëndetit Publ...
Kur ditës së lodhshme i vjen fundi, dëshira për t’u struku...
Shkencëtarët i përshkruajnë agrumet, veçanërisht limon...
Një studim i gjerë, i kryer në Kinë, në bashkëpunim me...
Për një shëndet optimal të zorrëve, zgjedhja e ushqimit lu...
Marsi kudo në botë është muaj sensibilizimi kundër kanceri...
Humbja në peshë mund të jetë sfiduese, sidomos nëse bë...
Simptomat e sulmit në zemër mund të shfaqen papritur ose t...
Depresioni sezonal, i njohur më parë si çrregullimi emocio...
Në kuzhinat e ndryshme botërore, ka ushqime që spikasin pë...
Edhe pse temperaturat janë ende të ulëta në Shqipëri, kemi...
Cilësia e jastëkut është e një rëndësie thelbësore për...
"Zbokthi është një problem që prek një në dy persona, ...
Hemoglobina është një proteinë që gjendet në qelizat e kuq...
Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë...
Ju ndodh që hera herës të ndjeheni të plogët, të paaftë pë...
Jeni në kërkim të ideve të mëngjesit që janë të shijsh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...