web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli, na mori malli

3 Qershor 2025, 10:53, Satire CNA

Luli, na mori malli

Luli Basha, njeriu që përfundoi me 1432 vota në Tiranë doli, garoi dhe shënoi në CV-në e vet dështimin e tij të radhës dhe që nga ai moment u zhduk.

Gangsteri Luli, që gjatë fushatës i drejtohej Ramës me këngët e Unikatilit, nuk dihet në ç’vrimë është futur.

Doli në fushatë, na tha se 7x7=42, bëri disa lëvizje prej gangsteri dhe tashmë nuk dihet nga është. Nuk dihet ku ka shkuar.

Mori kaq shumë vota në Tiranë, po aq shumë saqë as një mandat për vete nuk mori. Jo se ka qenë i pranishëm në Kuvend se prej më shumë se dy vitesh e ka marrë rrogën kot pasi nuk ka shkuar asnjë ditë të vetme si deputet, vetëm ka bërë atë që di të bëjë më mirë, të flejë gjumë.

Këtë vit seç u duk se u zgjua, filloi t’i tregonte Ramës se tani 7x7 nuk bëjnë më 42, por 313.

Perla të tilla Luli nuk i kursen, madje dhe kryeministri Rama e shfrytëzoi për t'u tallur.

Madje, në zgjedhje nuk mori pjesë as si kryetar, vuri dikë tjetër në vendin e tij dhe sërish u katandis si mos më keq.

Tani jemi paksa të shqetësuar se Luli Basha na ka humbur dhe na mungon shumë.

Ku je, Luli se na mori malli?! Në ç’vend je fshehur?/ CNA





13:37 Satire

Klubi i budallenjve

Politika ka prodhuar njerëz të korruptuar, ka prodhuar ind...

18:48 Satire Boris Miska

Kiço Pela

Në shkallët e atij institucioni kishte vite pa u ngjitur, ...

22:33 Satire Lolita

Letër nga burgu 3

Gëzuar 7 marsin të dashur mësues të 40 shkollave të ndërtu...

17:55 Satire Lolita

Letër nga burgu 2

Të dashur miq dhe armiq, kolegë dhe ish kolegë të SPAK-ut ...

16:43 Satire Lolita

Letër nga burgu

Të dashur qytetarë, ndërtues, këngëtarë, gazetarë me rroga...

12:08 Satire Boris Miska

Breçkat e turistes

Po shkonte ora dhjetë e askush nga djemtë e Breshkës nuk l...

Lajmet e fundit nga