Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ishte sot pjesë e takimit me shqipatarët në Milano. Në fjalën e tij, Balla falenderoi shqiptarët e Italisë për rrugëtimin dhe rekordin e thyer në regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit.
"Ju falënderoj me shumë zemër për gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë së bashku në gjithë këto muaj. Jemi takuar në çdo cep të Italisë. Na keni mirëpritur. Dua t’ju falenderoj ju shqiptarët e Italisë që keni thyer rekordin i thyet të gjitha pritshmëritë. Plot 100 mijë prej jush u regjistruan",-tha Balla.
Balla tha se pasaporta e BE-së është shumë e mundur nëse bëhemi të gjithë bashkë më 11 maj dhe votojmë PS.
"Shikoni ç’më kërkoi njëri prej jush që ta them sot këtu, i cili në fakt e ka kuptuar gjithë atë mesazh që ne po mundohemi të ndajmë me ju. Më dha pasaportën e tij italiane edhe pasaportën e vet shqiptare dhe më tha: 'Unë do të votoj Edi Ramën dhe Partinë Socialiste sepse dua që pasaportën shqiptare ta kem njëlloj me pasaportën italiane.' Motra e vëllezër, motra e vëllezër, a mund ta imagjinonit 10-12 vite më parë që do vinte një moment që do ishim kaq afër, që ne të marrim pasaportën tonë europiane, që ne ta shohim Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian në mandatin që do na jepni ju më 11 maj?
Pasaporta e Bashkimit Europian është shumë e mundur nëse bëhemi të gjithë bashkë më 11 maj dhe votojmë Partinë Socialiste. Vetëm Edi Ramën dhe Partinë Socialiste do t’ia dalim ta shohim Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Me pasaportën europiane, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë sonë do të mund të studiojnë në çdo universitet të Europës pa u dashur të konsiderohen më si studentë ndërkombëtarë, por studentë europianë. Me pasaportën europiane, çdo shqiptar e shqiptare do të mund të ketë leje pune pa u dashur më histori pafund 30 e ca vjeçare, radhë nëpër questura duke pritur për të marrë permesso di soggiorno, apo si quhen ato lejet e tjera të punës",-tha Balla.
Sipas Ballës, këto janë zgjedhjet më vendimtare sa i përket përfundimit të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe këtu çdo votë ka rëndësinë e vet.
"Motra dhe vëllezër të diasporës, unë e di që ju e keni ndarë mendjen për të votuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por ka ende ndonjë që mendon: Po e çoj votën këtu, po e çoj votën atje. As atje, as aty, as tek ata që gjoja shiten për të rinj, por janë më të vjetër se vetë bufi në qasje.
Do të kuptoni se atyre nuk u bëni dot asgjë. Maksimumi, njërin prej tyre do t’i jepni një vend pune në parlament. Maksimumi, njëri prej tyre do të zgjidhet deputet tani. Më keni mua këtu që jam marrë gjithë jetën me numrat e parlamentit, dhe një numër në parlament nuk bën dot asgjë. D Duhen 84 vota në parlament, jo 71 për të bërë punë. Dhe 84 vota do të ketë vetëm PS falë votës së diasporës",-tha Balla.
Balla u bëri thirrje shqiptarëve që tani të votojnë sapo t’u mbërrijë zarfi nga KQZ.
"Secili prej jush të lidhet me shërbimin postar dhe të plotësojë zarfin. As majtas, as djathtas, por në mes te 5-a, tek Edi Rama dhe PS",-u shpreh Balla./CNA
Kryeministri dhe njëkohësht kreu i socialistëve, Edi Rama ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot modelin përfun...
Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e t...
Kreu i FRPD, Besart Xhefarri në një dalje televizive ka fo...
Kryeministri e njëkohësisht kreu i socialistëve, Edi Rama ...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit...
Kryeministri e njëkohësisht kreu i socialistëve, Edi Rama ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë n...
Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipër...
Këtë të shtunë, nisi çelja e fushatës zyrtare të Partisë S...
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka nisur përgatitja e fletëv...
Dy partitë më të mëdha, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fush...
Sot Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhësht...
Këtë të premte po prezantohet programi politik PD-AMSH në ...
Këtë pasdite, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërin...
Këtë të shtunë, në Pallatin e Kongreseve ka nisur Kuvendi ...
Ka nisur këtë pasdite shpalosja e programit politik 2025-2...
Këtë pasdite, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërin...
Kryetari FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar sot Në një po...
Pastor Akil Pano ka reaguar sot pas çeljes së fushatës së ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...