Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Kjo është hera e parë që ai paraqitet për këtë çështje, duke dhënë shpjegime për afro 7 orë para hetuesve dhe prokurorëve. Ai ka mohuar të jetë përfshirë në shkeljet e zbuluara. Deri më tani për rastin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në kryeqytet janë kryer 15 arrestime.
Ndonëse njoftimi zyrtar kërkonte praninë e tij në Prokurorinë e Posaçme në orën 10.00 kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u paraqit aty gati 60 minuta më herët. Ai u detyrua të presë orarin e paracaktuar në mjediset e hyrjes së godinës, përpara se të ngjitej në zyrat e hetuesve të çështjes së inceneratorëve.
Zoti Veliaj doli i qeshur nga Prokuroria e Posaçme pak para orës 17.00. Si për të relativizuar arsyet për kohën tejet të gjatë të qëndrimit para hetuesve, ai tha se kishte qenë aty si bashkëpunëtor me prokurorët e hetuesit, të cilët çuditërisht i quajti kolegë.
Zoti Veliaj u përpoq gjithashtu që të linte të kuptohej se ai kishte shkuar në Prokurorinë e Posaçme pas kërkesave të tij të vazhdueshme, ndonëse në të vërtetë, ndaj tij ka pasur një fletëthirrje për t’u paraqitur për të dhënë shpjegime rreth çështjes së inceneratorit të Tiranës.
Ai nuk ofroi shumë detaje rreth pikave për të cilat i është kërkuar të japë versionin e tij, por u mjaftua të deklarojë se “patëm një shterrim total, të çështjes së inceneratorëve, me të gjitha shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC-së i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish-bashkia me 37 euro/ton dhe se si ky proces ishte tërësisht krejt gjë tjetër, e pakërkuar, nga investitorë që nuk kishin asnjë lidhje me Bashkinë e Tiranës dhe s’kishin lidhje me IFC-në, dhe besoj se u sqaruam”, u shpreh ai, duke e distancuar bashkinë nga procesi i inceneratorëve, por duke deklaruar ndërkohë se “Bashkia e Tiranës ka sjellë edhe disa prova të tjera, për të cilat m’u kërkua të mos i ndaj me gazetarët”.
Prej një kohe të gjatë zoti Veliaj ka qenë në qendër të sulmeve të opozitës, e cila e konsideron atë si personin kyç për rastin e inceneratorit të Tiranës. Një akuzë të ngjashme lëshoi ndaj tij, por pa ofruar prova e fakte, edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në arrati që prej verës së shkuar, pasi Prokuroria e Posaçme, kërkoi arrestimin e tij, po për çështjen e inceneratorëve.
Në gusht të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme vuri nën sekuestro impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë. Kontrata për ndërtimin e tij, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milionë eurosh (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017. Por ende pas 7 vitesh, impianti i djegies nuk ekziston, dhe gjithçka funksionon vetëm si një landfill i zakonshëm.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Elbasan dhe Fier.
Në muajin dhjetor, Gjykata e Posaçme firmosi, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhër-arreste, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie. Mes të arrestuarve ishte dhe Taulant Tusha, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, një nga postet më të rëndësishme dhe më me peshë, i konsideruar si një ndër bashkëpunëtorët më të afërt të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në arrest përfundoi dhe për një tjetër ish-drejtor i bashkisë, ndërkohë urdhrat e Prokurorisë prekën sërish dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, si dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, si dhe dy sipërmarrësit Mërtiri e Zoto.
Zoti Veliaj ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur dyshimet për përfshirjen e tij në rastin e inceneratorit të Tiranës me të cilin, siç është shprehur “e vetmja gjë që më ka lidhur, ka qenë pastrimi i qytetit”.
Në mars të këtij viti, Bashkia e Tiranës mori një tjetër goditje kur dy ish-drejtues në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, dhe Maringlen Qato, u arrestuan nën dyshimet për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Një urdhër i dytë arresti u lëshua edhe për Taulant Tushën. Ai dyshohet për “shkelje të barazisë në tenderë ”. Ish-drejtorët, Molla dhe Qato, dyshohet të jenë pronarët realë të kompanisë "5D", e cila, sipas hetimeve të deritanishme, ka përfituar në mënyrë të parregullt, tenderë nga agjencitë në varësi të bashkisë.
Në një dalje të gjatë publike në fillim të muajit, zoti Veliaj u distancua nga ish-drejtorët e tij, duke deklaruar se cilido person i përfshirë, duhet të përballet vetë me drejtësinë.
Opozita, e cila ka kërkuar daljen e zotit Veliaj përpara Këshillit Bashkiak për të dhënë shpjegime, prej disa javësh ka organizuar protesta përpara bashkisë, me thirrjet për dorëheqjen e tij. Protestat janë shoqëruar me tensione me forcat e shumta të policisë si dhe me episode të dhunshme, të lëshimit të molotovëve drejt hyrjes së godinës së bashkisë.
I njëjti skenar u përsërit edhe sot pasdite, ndërsa ishte njoftuar mbajtja e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e cila më pas u mbajt online. Një vendim që për përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak, u konsiderua i papranueshëm, në një kohë që ata kanë kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme, ku zoti Veliaj sipas tyre do të duhet të japë përgjigje për abuzimet me fondet nga ish-bashkëpunëtorët e tij./VOA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili është ka...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një ta...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili u mor dj...
Të mërkurën, Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Dre...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, qëndroi dje ...
Erion Veliaj dje i kishte lëshuar pëllumbat, siç thotë...
Të martën, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, q...
Ditën e djeshme, kryebashkiaku Erion Veliaj qëndroi rr...
Analisti Baton Haxhiu ka bërë një reagim për akuzat e ...
Deputeti Saimir Korreshi, ka komentuar thirrjen kryeba...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për m...
Prej më shumë se 4 orësh, kryebashkiaku i Tiranës, Eri...
Anëtarët e PS-së nuk u paraqitën sot sërish në Komisio...
Të shtunën e 27 prillit, Ilir Meta mbajti Konvetën e P...
Gjykata e Shkallës së Parë ka marrë vendimin që të mos...
Erion Veliaj me një postim të tij në rrjetet sociale k...
Erion Veliaj u paraqit sot në SPAK dhe si gjithmonë bëri n...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur 1 ...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk i ndahet...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të paraqitet...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...