“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Korçari i famshëm Ilir Vrenozi me i ka drejtuar një letër publike kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në letër Vrenozi i thotë Berishës se nuk ia vlen më të harxhojë energji për këtë politikë dhe demokratët kërkojnë diçka të re në parti.
Korçari i famshëm thotë në letrën e tij se rinia munda ta shtyjë Ramën të iki nga pushteti.
Letra e Ilir Vrenozit
Fjalë shpirti për doktorin tim
Doktor, djali im Enri nuk e përballoi mirë këtë humbje të radhës. Ndonëse unë, si ujk i vjetër, i thosha ndonjë fjalë herë pas here: “Rama është hajdut, nuk e mundim dot, mos e ngarko shumë trurin”, djali, mes lotësh pas humbjes, më tha: "Baba, kam menduar vërtet të iki nga ky vend."
Mbeta si i ngrirë, si mut... dhe më dhembi shpirti. "Çfarë thua o bir?" – i thashë.
"Nuk mban më ujë pilafi" – më tha – "punoj në dy vende dhe nuk ia dal dot. Një rrogë shkon për qira, tjetra mezi mjafton për bukën e gojës. U robtova 16 orë në ditë në punë e mezi mbush barkun me bukë..." Demokratët, dhe jo vetëm, po ikin nga sytë këmbët, doktor. Është vrarë shpresa se dikush mund ta largojë Ramën nga pushteti.Doktori im, ti e di që unë të dua shumë. Kam 35 vjet që të mbështes e të ndjek kudo... të dua me shpirt të pastër, pa interes, pa asgjë. Ti je legjenda e demokratëve për të gjitha luftërat dhe betejat që ke bërë në këto 35 vite. Pas zgjedhjeve lokale të 2023-ës, ta kam thënë: "Doktor Berisha, mbylle aktivizimin tënd politik këtu."
Nuk ta thashë kot, ma beso. Por ti vazhdove me një shpirt për t'u pasur zili. Je unik për fushatat dhe energjinë që ke, i pazëvendësueshëm je... por nuk mjafton vetëm kjo që të vijmë në pushtet. Ma beso: unë do të ndjek sido që të ndodhë. Por Rama nuk ikën nga pushteti kështu. Kurrën e kurrës.
Ta kam thënë që në 2023: këta pushtetin nuk e lëshojnë më me votë. Mendoj se nuk ja vlen më të harxhosh energji për këtë politikë. Rri, relaksohu, qetëso shpirtin e mendjen.Demokratët e thjeshtë janë dënuar për të qëndruar 16 vjet në opozitë. Janë shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë. E di që ti je tip që nuk i dorëzohesh betejave. Kurrë, doktor. Gjithë jetën e kalove në tavolinën e punës. Je kollos, je unik. Por ma dëgjo një fjalë: mbi 500 mijë demokratë ta dhanë votën përsëri para një jave, të mbështetën me shpirt e zemër — por nuk mjafton.
A nuk ka ardhur koha ta mendosh se duhet diçka e re? Duhet shpresë për këta demokratë që kanë 12 vjet që largohen nga ky vend. Tani do t'u duhen edhe 4 vjet të tjera të mendojnë ku të shkojnë, rrugëve të botës... Nuk vazhdohet më kështu, doktor. Demokratët këtë humbje e kanë ndier shumë. Shumë! Dhe mos u largo, se do të ndjekim përsëri, por Ramën nuk e mundim dot kështu, sepse është hajdut unikal... ndoshta të ka ty "armën" që e mban në pushtet.
Demokratët e thjeshtë janë copë-copë nga kjo humbje. Mua më dhemb dëshpërimi i djalit... dhe fjala që më dhemb më shumë është ajo që më tha:
"Do iki nga ky vend." Me super sakrifica i rrita djalin dhe vajzën. I shkollova. Vetëm shpirti im e di ç’kam hequr.
Tani të më ikin nga Shqipëria ata të dy... gjysma e trupit tim ka vdekur. Duhet shpresë për rininë, doktor. Se brezi im e hëngri, ne ikëm për lesh. Por jo fëmijët tanë — se na dhemb shpirti. Nuk e di, por vërtet duhet bërë diçka ndryshe. Demokratët janë në pikë të hallit. Shumë madje.Unë do të vij sot në protestë, as diskutohet kjo. Por shpirtin e kam të vrarë... Plus, Rama nuk pyet për protestat tona. Ka 12 vjet që tallet me ne.
Na mund thellë e më thellë në çdo palë zgjedhje. A i vjedh? Poo, as diskutohet. Ai nuk e lëshon pushtetin me votë, por ne vazhdojmë hyjmë me hajdutin në zgjedhje dhe i themi "mos vidh"! Ai do vjedhë, se e ka profesion. Mendoj se duhet gjak i ri. Duhet rinia. Vetëm forca e rinisë mund ta shtyjë Ramën në greminën politike. S’di ç’të them tjetër... Shiko e bëj.
Të dua, doktor, çfarëdo vendimi të marrësh./ CNA
Kandidati i PS për Tiranën, Toni Gogu pasi dështoi të fito...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen në konferenc...
Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu ka mbajtur fjalën e ti...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me homol...
Kryetari i Partisë Demorkatike pas kthimit nga Brukseli iu...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka mbaj...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folu...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka folu...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në fj...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nga samiti në Tiran...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar n...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga samiti në T...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në Samitin...
Kryeministri Edi Rama e ka pritur i ulur në gjunjë kryemin...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritu...
Kryeministri Edi Rama po pret liderët europianë për samiti...
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Kryeministri Sekret...
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot pu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...