“Nuk ka vendosur shtatoren e Skënderbeut në Lezhë”/ Berisha, paralajmëron Pjerin Ndreun
Pjerin Ndreu, kryebashkiaku socialist i Lezhës, nuk ka...

Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore e cila mbyllet ditën e nesërme, u dominua nga shkëmbimet e sulmeve dhe akuzave politike, ku nuk munguan tonet fyese e denigruese ndaj kundërshtarit. Ndërsa kandidatët në garën për 61 bashkitë e vendit zhvilluan takime të shpeshta me qytetarët, duke u ndalur kryesisht në problemet lokale, ligjërimi i drejtuesve politikë, i ngjau më së shumti, një beteje për frenat e qeverisjes qendrore, se sa të qyteteve e fshatrave të vendit.
Në hapje të fushatës, kryeministri Rama deklaroi se partia e tij dhe kandidatët për bashkitë dhe këshillat bashkiakë, do të duhet të merreshin sa më pak me kundërshtarët politikë e të shmangnin, siç u shpreh, "ndotjen gjuhësore dhe atë vizuale", me një prani të reduktuar të posterave dhe sloganeve nëpër rrugët e qyteteve.
Në fakt, posterat e parë që u shfaqën menjëherë më pas, ishin ato të kryeministrit, shoqëruar me foto bardhë e zi të kundërshtarëve të tij, Berisha e Meta, me mbishkrimin "Kurrë më mbrapa". Epitetet denigruese ndaj të dyve zunë një vend kryesor në fjalimet e zoti Rama gjatë fushatës.
“A e kuptojnë këta të djathtë që ky njeri, bashkë me floririn se këta janë një, Salike floriri i them unë? A e kuptojnë këta që Salikja është një turp?”, u shpreh zoti Rama gjatë një mitingu në Sarandë pak ditë më parë.
Të njejtën qasje, shpesh dhe me tone përçmuese, kryeministri e ka mbajtur dhe ndaj kandidatëve të koalicionit "Bashkë fitojmë", duke i cilësuar ata thjesht si maska të drejtuesve të tyre: “Këta kandidatët e faqes së zezë dhe të Like floririt janë si ata violinistët e Titanikut që i binin veglave kur po zhytej anija poshtë”.
Nga ana e tyre, si zoti Berisha dhe zoti Meta i kanë mëshuar akuzave për korrupsion të kryeministrit, duke e cilësuar atë përgjegjës për gjendjen dëshpëruese në të cilën ndodhet vendi, sipas tyre. Edhe ndaj përfaqësuesve socialistë në garë, qëndrimi ka qenë i ngjashëm:
“Ku janë kandidatët e Edi Ramës? Bodrumeve, nuk takohen me qytetarët, takohen me punonjësit e tyre, takohen me grupet mafioze, shpërndajnë para. E dinë se vendin e kanë në burg për krimet që kanë kryer dhe atje do të shkojnë. Edi Rama ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit e marrë së bashku”, deklaroi zoti Berisha gjatë një mitingu, dje pasdite në Durrës.
Koalicioni "Bashkë fitojmë", formacioni më i madh opozitar, është përpjekur të joshë mbështetësit e vet, me idenë se një fitore në këto zgjedhje do t’i shkurtonte ditët edhe qeverisë.
“14 maji do të jetë gjithashtu dhe dita në të cilën ne vendosim për ti dhënë duart kësaj qeverie në vjeshtën që vjen. Ju garantoj se Edi Rama nuk mund të qëndrojë kurrë më gjatë në pushtet”, u shpreh zoti Berisha pak ditë më parë në Gjirokastër.
Edhe sipas zotit Meta, pjesmarrje në zgjedhjet e së dielës do t’i bënte qytetarët “pjesë e një përmbysje, që fillon në 14 maj, të regjimit të korrupsioni absolut siç ishte ai për shkak të monizmit absolut në 61 bashkitë dhe këshillat vendore të vendit tonë, për të filluar transparencën absolute që është interesi i çdo qytetari që jeton në këtë vend".
Zoti Berisha u detyrua të strehohet në koalicionin "Bashkë fitojmë", të drejtuar nga zoti Meta, pasi vendimi i Gjykatës së Apelit la të pazgjidhur debatin për përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike, i cili për rrjedhojë është ende në duart e grupimit të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj. I papërgatitur në kohë për zgjedhjet e 14 majit, dhe i dëmtuar nga përplasjet e brendshme ky grupim u përfshi në garë me një numër të kufizuar kandidatësh për kryetarë të bashkive, duke synuar më së shumti përfaqësimin në këshillat bashkiakë.
Për zotin Alibeaj këto zgjedhje janë një përplasje e dyfishtë, nga njëra anë me socialistët në pushtet dhe nga ana tjetër me koalicionin Berisha-Meta, që sipas tij nuk përfaqësojnë opozitën reale të vendit.
“Shqiptarët masivisht janë kundër berishizmit dhe kërkojnë euroatlantizmin. Shqiptarër nuk e duan Ramën. po aq me pak Berishën dhe Metën. Regjimi i Ramës, miq, zonja dhe zotërinj do të marrë fund jo kur të ikë Edi Rama, por kur të ikin arsyet se përse vazhdon të rrijë aty Edi Rama, Berisha dhe Meta, aleanca e tyre laramane, kuq e blu”.
Fragmentarizimi i së djathtës shihet si një avantazh për socialistët të cilët 4 vitet e fundit drejtuan të gjitha bashkitë e vendit, falë bojkotit të opozitës në zjedhjet e 2019./ VOA
Pjerin Ndreu, kryebashkiaku socialist i Lezhës, nuk ka...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për ...
Pali Kolefski, kryetari aktual i Bashkisë së Pustecit,...
Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt ka denoncuare k...
Kryeministri Edi Rama, ka shfrenuar gojën gjatë fjalës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është d...
Bashkia e Maliqit prej 23 vitesh drejtohet nga Gëzim T...
Pak më parë, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka zhvil...
Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për të shqyrtuar ankimi...
Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr i Partisë Demokrati...
Në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Korçë do të garojnë S...
Ditën e sotme, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka viz...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, në...
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka mbërritur sot në n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me shtab...
Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit...
Kreu aktual i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka zhvill...
Kreu aktual i bashkisë, Erion Veliaj, gjatë takimit el...
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një takim ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkrahur kand...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...