
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi mbrëmjen e kësaj të mërkure Presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
Berisha tha në protestën e përnatshme të mbështetësve të tij se Trump fitoi zgjedhjet në një botë me luftra dhe të pasigurt.
"Sot, këtu në emër tuaj, të PD, të opozitës shqiptare i uroj, i përcjell urimet më të përzemërta presidentit të 47-të të SHBA-ve, z.Donald Trump për rikthimin e tij më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.
Një përshëndetje të përzemërt qytetarëve të SHBA-ve për votën e tyre, të cilët votuan dje për vlerat më sublime, më të arrira që njerëzit e lirë ndajnë njëri me tjetrin, kombet e lira nderojnë dhe respektojnë. Votuan dje, në një botë me luftra dhe të pasigurtë për Donald Trump, udhëheqësin që më shumë se kushdo tjetër premton dhe garanton paqe, prosperitet, zhvillim.
Mirënjohje të pakufijshme për ata që votuan për burrin e madh të kombit amerikan, mbrojtës kryesor i vlerave tradicionale konservatore në SHBA dhe në botë", u shpreh ai.
Ish-kryeministri deklaroi se Trump u dëmtua dy herë në mënyrë mizore vetëm që të mos ishte presidenti i 47-të i SHBA-ve, por triumfoi.
"Miq, dua të jem i sinqertë me ju. Nuk kisha asnjë parashikim timin, sepse siç e patë ju kundër Donald Trump-it u përdorën aktet më të rënda. U dëmtua dy herë në mënyrë mizore jeta e tij, vetëm e vetëm që ai të mos ishte presidenti i 47-të i SHBA-ve.
Nga ana tjetër, ndaj tij lëshoheshin etiketat më të pamerituara. Një njeri që qeverisi, drejtoi Amerikën për 4 vite dhe që nuk burgosi, nuk paditi një gazetar të vetëm, kundërshtar të tij, një njeri që i bëri amerikanët më të pasur, më të sigurtë, e demonizonin çdo ditë në shkallën më ekstreme me epitetet nga më të turpshmet.
Mblidhnin mbarë botë të shprehej kundër tij. Edi Rama organizonte takime gjoja me diasporën për të lobuar për kundërshtarin politik etj, etj.
Pra, nuk ishte e mundur për mua të parashikoja se cili do të ishte fitimtari, por kodi i nderit dhe i marrëveshjes kërkonte që unë t’u qëndroja atyre, pavarësisht nga çdolloj rezultati dhe çdlloj çmimi.
Nuk e bëra deklaratë për veten time, jo absolutisht. E bëra për ju, demokrate dhe demokratë, për opozitaret dhe opozitarët. E bëra për për shqiptarët dhe shqiptaret.
E bëra për ju, sepse ai që mund të quhet kovodi moral i kohërave, Xhorxh Soros dhe doktrina e tij kanë shndërrua Shqipërinë në laboratorin eksperimental të shkatërrimit të vlerave, të shkatërrimit të familjeve, të ndërtimit të narkoshtetit, të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
Atë prononcim, atë thirrje për anëtarët e PD, mbështetësit e saj në SHBA, nuk e bëra për veten time, as për të ndërhyrë në zgjedhje të kujt, por e bëra sepse Shqipëria, republika e drogës dhe e Xhorxh Sorosit përjetoi një nga krimet më të rënda, dramat më të mëdha, grushtin e shtetit kundër opozitës shqiptare", theksoi Berisha./ CNA
Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjyk...
Lulëzim Basha ka uruar Donald Trump-in për fitoren e zgjed...
Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga burgu, ka po...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se viti...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron Donald Tru...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas fitores së Dona...
Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump-in për fit...
Drejtuesi i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi s...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijet, Bora Muzhaqi d...
Tomorr Alizoti është emëruar drejtues politik për PD-n...
Jozefina Topalli është caktuar drejtuese politike e Pa...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë me dije se p...
Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet në SHBA. Kry...
Gazment Bardhi ka bërë me dije që në seancën ku do të disk...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka bërë ...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, po dëshmon në Komi...
Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për Sterilizimin...
Sot po zhvillohet komisioni hetimor për Sterilizimin dhe C...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...