web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Topalli përballë Ballës/ Berisha e emëron drejtuese politike për diasporën

5 Nëntor 2024, 16:29, Politikë CNA
Topalli përballë Ballës/ Berisha e emëron drejtuese politike
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli është caktuar drejtuese politike e Partisë Demokratike për diasporën.

Vendimi është marrë këtë të martë dhe mban firmën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Topalli do të jetë përballë Taulant Ballës në diasporë, pasi ky i fundit është drejtues politik i PS-së.

Nga ana tjetër, këtë të martë janë emëruar edhe dy drejtues të tjerë politikë të PD-së.

Bëhet fjalë për Tomorr Alizotin si drejtues për qarkun e Elbasanit pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe Fisnik Qosjen për degët Kavajë e Rrogozhinë./ CNA

Topalli përballë Ballës/ Berisha e emëron drejtuese politike





Lajmet e fundit nga