Çmimet e karburantit sot dhe roli i shtetit
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...

Partia e Lirisë ka bërë kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Në kërkesën e dorëzuar nga PL, thuhet se inteprelanca kërkohet në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit për trajtimin e Metës në burgun "313".
PL kërkon përgjigje nga ministria nëse është njohur me përmbajtjen e plotë të rekomandimeve dhe të thotë se çfarë masash konkrete janë marrë.
Kërkesa e PL-së
Prej datës 27 nëntor 2025, kur Avokati i Popullit i përcolli zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe IEPV “Jordan Misja” 9 rekomandime konkrete lidhur me shkelje tejet të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut ndaj Z. Ilir Meta, nuk është ndërmarrë asnjë masë reale dhe efektive për përmirësimin e kushteve të tij të trajtimit dhe për ndalimin e praktikave çnjerëzore e degraduese.
Ky mosveprim i qëllimshëm, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligjin Nr. 81/2020, përbën një shkelje të rëndë të detyrimeve ligjore dhe ndërkombëtare të shtetit shqiptar dhe një precedent të rrezikshëm për çdo qytetar të privuar nga liria.
Asnjë surprizë nga një regjim që e ka shndërruar sot Shqipërinë, në të vetmin vend anëtar të NATO-s, ku ka të burgosur politik.
Përballë këtij realiteti alarmant dhe në kushtet kur heshtja institucionale është shndërruar në bashkëpërgjegjësi, në emër të interesit publik dhe të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, jam i detyruar të ushtroj mjetet kushtetuese të kontrollit parlamentar.
Për këtë arsye, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96 të Rregullores së Kuvendit, kam paraqitur zyrtarisht kërkesën për interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Z. Besfort Lamallari, me qëllim sqarimin publik dhe institucional mbi:
moszbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit;
mungesën e masave administrative, disiplinore dhe penale ndaj përgjegjësve;
dështimin për të garantuar sigurinë, dinjitetin njerëzor dhe të drejtat themelore të Z. Ilir Meta;
mungesën e mekanizmave efektivë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në sistemin penitenciar.
Kjo nuk është një çështje politike, por një çështje themelore e shtetit të së drejtës. Beteja për respektimin e të drejtave të Z. Ilir Meta është një betejë për respektimin e të drejtave të çdo qytetari shqiptar dhe për funksionimin e një shteti që nuk përdor drejtësinë dhe burgjet si instrumente presioni politik.
Vladimir Putin nuk ia mohoi kurrë Alexei Navalnyt lirinë e shprehjes. Edhe nga burgu në Arktik, ku më pas humbi jetën, Navalny fliste lirshëm për mediat, denonconte kushtet çnjerëzore të trajtimit dhe kritikonte hapur regjimin autoritar.
Në Shqipëri ndodh e kundërta, Ilir Meta, i izoluar në ekstrem në burg, është privuar nga e drejta për të komunikuar me mediat. Me urdhër të Edi Ramës, atij i është ndaluar liria e fjalës dhe është ndëshkuar dy herë vetëm pse arriti të komunikonte në mënyrë indirekte me gazetarët.
Kur Tirana sillet më keq se Kremlini, çdo retorikë për integrim europian bie dhe shndërrohet në hipokrizi.
Çdo ditë që kalon pa u zbatuar 9 rekomandimet e Avokatit të Popullit provon se ndalimi, hetimi dhe burgosja e Ilir Metës janë akte politike kriminale, të diktuara nga vullneti personal i Edi Ramës.
Respektimi i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk është opsion, por detyrim ligjor i panegociueshëm për Shqipërinë, si vend anëtar i Këshillit të Europës, i NATO-s dhe si vend kandidat për Bashkimin Europian.
Beteja për lirinë e Ilir Metës është një betejë për liritë e të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të çdo qytetari shqiptar, për respektimin e KEDNJ, të Kushtetutës e ligjit.
Përballë një drejtësie të politizuar dhe të kontrolluar nga pushteti dhe një shteti që funksionon si organizatë kriminale, nuk mbrohet thjesht një lider politik, por parimi se askush nuk duhet dhe nuk meriton të jetë viktimë e një sistemi të komanduar politikisht.
Kjo nuk është një betejë politike, por një luftë për demokraci, për shtetin e së drejtës dhe për Shqipërinë europiane që meritojmë.
Kjo interpelancë është ushtrim i drejtpërdrejtë i kontrollit parlamentar, në shërbim të transparencës, llogaridhënies dhe interesit publik.
Ndërkohë po sot, i jam drejtuar me një kërkesë për informacion edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Z. Klevis Qose lidhur me arsyet e mos zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit, duke i kujtuar se është në kufijtë e konsumimit të një vepre penale, për të cilën jemi duke përgatitur edhe një kallëzim penal ndaj tij.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me kë...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në daljet e ti...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë pasdite pamje të reja ...
Ata që lali Eri i quajti zdromsa ku përfshihen edhe këshil...
Kryeministri Edi Rama, në Konferencën për të Drejtën e Inf...
Kryeministri Edi Rama foli në Konferencën për të Drejtën e...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e VII Ko...
I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të Bashkimit Europian n...
Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të shkojnë në asnjë...
Deputeti dhe kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpre...
Ballkani Perëndimor vijon të mbetet në pozicion kritik, pa...
Ervin Salianji nuk ngurroi të çudiste sot me disa deklarat...
Kryeministri Edi Rama i ftuar në ceremoninë e “Topit të Ar...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi tha sot se nuk është bërë pje...
Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi...
Avokat Spartak Ngjela në një dalje televizive ka folur për...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...