Rama: Teknologjia do t’i bëjë tenderët të pandikueshëm nga subjektivizmi
Kryeministri Edi Rama foli në Konferencën për të Drejtën e...

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën për të Drejtën e Informimit, është ndalur dhe te media online. Rama tha se ka pasur një vetëdegjenerim gjithmonë e më të madh në median online.
Kryeministri deklaroi se media online është kthyer në një territor ku po veprojnë dhe forcat jomiqësore me BE-në.
Më tej kryeministri tha se në 24 vendet e BE-së shpifja dënohet penalisht, ndërsa Shqipëria do ta heqë aspektin penal për gazetarët.
Rama gjithashtu u ndal dhe te termi “kazan” i përdorur prej tij disa vite më parë për median. Term për të cilin Rama tha se derisa mbahet mend ende do të thotë se është termi i duhur.
“Për median online u bë një nam i zi për lirinë, për demokracinë. U futëm dhe në kanalet e disa vendeve strikte, që na e lanë si gozhdë aty, ligji i medies, ligji i medies. Kërkoheshin disa gjëra shumë elementare dhe mundësia për të ditur se kush po ua lexon librin e shtëpisë. Nuk ka pasur vetërregullim, por ka pasur vetëdegjenerim gjithmonë e më të madh. Ne hoqëm dorë dhe nuk kemi ndërmend të rivëmë dorë derisa BE t’i ketë thirrur mendjes. Të gjithë po e shohin që gjëja po del komplet jashtë kontrollit. Media online është bërë një territor ku ndërhyjnë dhe forcat jomiqësore me BE-në. Normal nëse ti shtëpinë e lë pa dritare, pa çati dhe pretendon të flesh rehat atëherë beson në një botë që nuk ekziston. Ne do të bëjmë diçka që 24 vende të BE-së nuk e kanë. Në 24 vende të BE-së shpifja dënohet penalisht. Ne do të heqim aspetin penal për gazetarët. E di që nuk do të vihet te meritat në raport me lirinë, e kam shumë të qartë që nuk do të na e numëroni si gjest pozitiv.
'Kazani' është një term i vitit 2017. Ngaqë ka qenë termi i duhur u ka ngelur në mendje. Ky ka qenë dhe qëllimi, që të mos ketë nevojë t’ua thuash më. Po të pyesësh dhe sot popullin, e konfirmon. Ne do të bëjmë termin e shpifjes për gazetarët. Jo për të zgjedhurit, kush zgjidhet nga populli duhet të dënohet nëse shpif. Kush informon për ne të zgjedhurit nga populli, duhet të shpifë pa u dënuar”, tha Rama./CNA
Kryeministri Edi Rama foli në Konferencën për të Drejtën e...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e VII Ko...
I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të Bashkimit Europian n...
Deputetët e Partisë Demokratike nuk do të shkojnë në asnjë...
Deputeti dhe kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpre...
Ballkani Perëndimor vijon të mbetet në pozicion kritik, pa...
Ervin Salianji nuk ngurroi të çudiste sot me disa deklarat...
Kryeministri Edi Rama i ftuar në ceremoninë e “Topit të Ar...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi tha sot se nuk është bërë pje...
Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj deklaroi...
Avokat Spartak Ngjela në një dalje televizive ka folur për...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se j...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e m...
Kryedemokrati Sali Berisha është sot i pranishëm në protes...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa akuzoi sot se Kuvendi po ve...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të dër...
Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj komentoi sot situa...
Sot në selinë e PD-së është zhvilluar mbledhja e grupit pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...