Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Rindërtimi i Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend ku ishte dhe siç ishte, mbetet një nga angazhimet e palëkundura të Belind Këlliçit si kryebashkiak i Tiranës pas 14 majit. Këtë zotim ai e theksoi gjatë një takimi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, zhvilluar në sheshin përballë vendit ku dikur ngrihej një nga monumentet më të rëndësishme të ansamblit historik të qendrës së Tiranës. Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn si shkatërruesin e Teatrit Kombëtar.
“Me 17 maj, në atë natë të tmerrshme kur është shembur Teatri Kombëtar në mënyrë të pabesë nga kryetari i bashkisë, kam provuar për herë të parë shijen e prangave. Për hir të së vërtetës nuk kam qenë vetëm unë, por kanë qenë me dhjetëra qytetarët, artistët që janë arrestuar, janë goditur atë natë, a thua se po goditeshin banda kriminale”-tha Këlliçi.
Ai shtoi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.
“Unë jam pro zhvillimit dhe kam qenë “pro” gjithmonë, që të ndërtohet një teatër i ri në Tiranë, por pa prishur teatrin që ne kishim, që ngrihej krenar, këtu prapa shpatullave tona. Sot që ne flasim, kemi parë në muajin dhjetor një ceremoni që ka kushtuar me dhjetëra mijëra euro, për inagurimin e punimeve dhe ku sot që ne flasim kemi vetëm një gropë financiare, por mbi të gjitha shpirtërore, për të gjithë kryeqytetasit. Dua të zotohem para jush, që Teatri Kombëtar me Belind Këlliçin kryetar bashkie do të rindërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte”-tha Këlliçi.
Një tjetër angazhim i dhënë para artistëve dhe qytetarëve të Tiranës nga Belind Këlliçi, ishte rikthimi i zonës historike të Tiranës.
“Pa diskutim do të rikthejmë zonën e mbrojtur historike të qendrës së Tiranës, ashtu siç ishte deri para vitit 2018. Kjo ka një rëndësi jetike për të gjithë qytetin sepse kemi parë shpeshherë që godina, monumente historike të qytetit, plot 37 prej tyre janë hequr nga lista e mbrojtjes dhe 17 prej tyre, sot që ne flasim, janë rrafshuar, janë shembur për t`i hapur rrugën ndërtimit të kullave të betonit. E gjitha kjo në emër të zhvillimit”-u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
Belind Këlliçi akuzoi kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, se ka përgatitur planin edhe për shembjen e Teatrit të Kukullave. Por, ky plan do të ndalet pas 14 majit, tha Këlliçi, duke shtuar se me referendumet lokale do të jenë qytetarët ata që do të vendosin për fatin e monumenteve.
“Një qytet që sot rrezikon të shembë dhe të prishë edhe Teatrin e Kukullave, godinën e Parlamentit të parë shqiptar, i cili në projektet e bashkisë Tiranë planifikohet të ndërtohet me disa restorante në katet e para dhe me lokale. Unë do t’i propozoj pas 14 majit, përmes rikthimit të referendumeve, përmes dhënies së hapësirës të gjithë qytetarëve për të vendosur ata, pra mundësinë qytetit për të vendosur për Teatrin e Kukullave. A dëshirojnë qytetarët të jetë një muze etnografik, a dëshirojnë të jetë një muze i parlamentarizmit shqiptar, apo ta bëjmë një godinë funksionale, ta rijetëzojmë duke e kthyer në godinën e Këshillit Bashkiak të Tiranës"-u shpreh Belind Këlliçi.
Në fund, Belind Këlliçi bëri dhe një premtim, për ngritjen e Inspektoratit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Tiranë.
“Për të rikthyer normalitetin në kryeqytet dhe për të ruajtur trashëgiminë tonë kulturore, sot në këtë shesh, unë dua të jap edhe një zotim të tretë timin, që pas 14 majit do të ngre Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore si një strukturë të posaçme dhe permanente të Bashkisë Tiranë. Me kompetenca të qarta dhe të plota, përcaktuese për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe të identitetit të qytetit të Tiranës”-tha Këlliçi.
Disa nga pjestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përfshirë aktivisten Adriana Kalaja, artistët Edmond Budina, Mehdi Malkaj, etj, shprehën falënderimin ndaj Belind Këlliçit për zotimin e dhënë prej tij, për rikthimin e Teatrit Kombëtar. Ata u bënë thirrje qytetarëve të mbështesin Këlliçin në garën për Bashkinë e Tiranës, në mënyrë që pas 14 majit këtij qyteti t`i mbrohet identiteti./ CNA.al
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë So...
20 kryetarë bashkie dyshohet se kanë përdorur burime p...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi k...
Deputetja e Lulzim Bashës, Oriola Pampuri, doli pasdit...
Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-deputetja e Partisë So...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nda...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ironitë me opozi...
Boiken Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, akti...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë, Sali Berisha, ...
Në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore...
Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta gjatë një takimi ...
Kryebashkiaku dhe kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Vel...
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama i kërkoi kandid...
Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë pasdite në Kurbin...
Teksa ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet vendore të 14...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin...
Drejtuesi politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion ...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me takimet elektorale ...
Kreu i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...