Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me degën e PD-së në Gjirokastër me rastin e 34-vjetorit të themelimit.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin shpeshherë e cilëson hajdut dhe pjesë e bandave kriminale në vendin tonë.
Ikjen e të rinjve nga Shqipëria, Berisha e konsideron katastrofale, pasi sipas tij edhe në luftërat më të egra, civile apo pushtuese, nuk kanë braktisur vendin, siç kanë braktisur shqiptarët gjatë këtij pushtimi të narkoshtetit.
“Të dashur miq!
Ajo që ndodhi në këto 12 vite nuk ka të krahasuar në raport me qenien tonë kombëtare, me qenien tonë qytetare, as me pushtimet më të egra në histori gjer nga koha e Dushanit, gjer sot.
Në 10 vite, 2014-2024 vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar nga Shqipëria 1 milionë e 99 mijë qytetarë. Nëse shtojmë këtu ata që janë larguar për në SHBA, Britani, Australi, Kanada dhe mbarë botën, ju garantoj se janë mbi 45 përqind e shqiptarëve. Dhe në këta 45% e shqiptarëve të dashur miq, 70% janë të rinj.
Kurrë ndonjëherë një komb edhe në luftërat më të egra, civile apo pushtuese, nuk kanë braktisur vendin, siç kanë braktisur shqiptarët gjatë këtij pushtimi të narkoshtetit.”
Ndërkaq, Berisha u shpreh se jugu i Shqipërisë ka mbetur i zbrazur më shumë se çdo territor tjetër i Shqipërisë.
Ish-kryeministri theksoi se Edi Rama ka marrë trafikantët të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug.
“Në këtë zbrazje katastrofale, jugu i vendit është zbrazur më shumë se çdo territor tjetër i Shqipërisë.
Këtë që ka pësuar jugu, treva të bekuara me të gjitha pasuritë, me njerëz të mençur dhe punëtorë, me një kulturë dhe traditë të mrekullueshme pune dhe prodhimi, nuk e ka pësuar ndonjëherë ndonjë rajon në rajon, Europë, apo në botë.
Mjafton të shkosh sot në Labovë, Nepravishtë, Zagori dhe të shohim se çfarë ka mbetur. Ndërkohë që aty sheh fshatra të mrekullueshëm, sheh lugina mahnitëse, sheh pasuri natyrore të pafundme, apo Lunxhëria.
Jugu u përqendrua në disa qytete në bregdet, ku gjysmën e tyre i kanë pushtuar trafikantët dhe mafiozët e Edi Ramës, që fillimisht thoshte na ka dalë një Gjon. Nuk dinte injoranti se ishte Gjon Boçari me pronat e tij, një nga shqiptarët më të shquar të Sulit dhe Çamërisë dhe ishin pronat e tij, dhe ai thoshte na ka dalë një Gjon, na ka ardhë nga mali dhe nuk kishte parë det kurrë dhe ka pushtuar 50 mijë hektarë tokë. Ato ishin pronat e Gjon Boçarit.
Tani ai ka marrë trafikantët e të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug. Absolutisht nga Vlora gjer në Ksamil.”

Jo vetëm Ksamili dhe Vlora janë boshatisur sipas Berishës, por edhe Gjirokastrës, Rama i mori drejtoritë dhe ia degdisi në katër anët.
Gjithashtu, Berisha shtoi se në rast se kryeministri Edi Rama vazhdon me këto politika, pas 4 vitesh mbi 1 milion tjetër shqiptarësh, do të shkojnë tek ata që janë sot.
“Por nëse shohim çfarë i bëri Gjirokastrës. Qendër që kur është themeluar, qytet i bukur, qytet dinjitoz, qytet me kulturë, që rrezaton në të gjithë qenien e tij.
E zbrazi, ia mori drejtoritë dhe ia degdisi në të 4 anët në mënyrë që në vend se t'i sillte, në vend që t'i ngrinte nga lugu këtu poshtë në Qafë të Pazarit, të meremetonte ndërtesat ia hoqi fare Gjirokastrës, ia zhduku.
Universitetin pothuajse po e shuan. Pedagogët që punojnë në Janinë apo diku tjetër, dhe marrin rrogën në universitet dhe nuk japin një ditë mësim. Të tjerë që nuk duken fare. Kjo është sot tabloja reale e Gjirokastrës. Por si Gjirokastra në tërësi është Shqipëria.
U ndala në këtë moment për të theksuar se kjo kohë, e vërteta është një thirrje, një thirrje e kësaj toke, kombi, shoqërie për çdo shqiptar që ta shpëtojmë këtë vend.
Në rast se vazhdohet me këto politika, pas 4 vitesh mbi 1 milion tjetër shqiptarësh, do të shkojnë tek ata që janë sot.
Kush do të mbetet këtu? Prandaj është jetike vendimtare të mobilizohemi, angazhohemi.”/CNA
Për disa muaj e-Albania do të ketë edhe një asistente ...
Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipëri...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu i...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka përfunduar nën “l...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga Fier...
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, J...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka t...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje ...
Gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme, kreu i P...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar rrëzimin e kërkesës...
Jozefina Topalli ka folur mbi angazhimin e saj në PD si dr...
Një ditë më parë, opozita ka zhvilluar protestën e 42-të p...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka...
Kryeministri Edi Rama ka nisur me premtimet elektorale, nd...
Ish-kryeministri Sali Berisha herë pas herë ka vendosur në...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Beli...
Berisha, theksoi se në momentin që do të vijë në pushtet, ...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga selia bl...
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...