Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Ish-kryeministri Sali Berisha herë pas herë ka vendosur në shënjestër të sulmeve të tij kreun e SPAK-ut Altin Dumani i cili në më shumë se dy vite në krye të Prokurorisë së Posaçme vendosi një standart të ri dhe nxori nga pluhuri dosjet e nxehta.
Dosjet, të cilat çuan pas hekurave shumë zyrtarë, ish-kryebashkiakë, kryebashkiakë, ish-ministrin, ish-deputetin, drejtorët e Bashkisë Tiranë, ish-zëvëndëskryeministrin, ndërkohë që po kryen hetime intensive për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, por po ashtu pas hekurave është dhe ish-presidenti Ilir Meta për korrupsion, ndërsa kreut të PD-së Sali Berishës i është rikthyer masa e sigurisë detyrim me paraqitje.
Janë goditur grupe të strukturuar kriminalë dhe shumë anëtarë apo koka të bandave janë arrestuar apo janë shpallur në kërkim.
Por, të gjitha këto goditje ndaj krimit dhe korrupsionit duket se Berisha nuk i vlerëson pasi qëndron standarti kur SPAK godet kundërshtarin është i mirë ndërsa kur godet nga e djathta është armik.
Sot, ish-kryeministri Berisha përsëriti qëndrimin e tij kontradiktor në lidhje me kreun e SPAK Altin Dumanin. Pasi e nxiu me deklaratat gjatë një takimi, bëri krahasimin me kohën kur Dumani ishte pjesë e Task-Forcës të krijuar në vitin 2008.
Sipas Berishës, në atë kohë Dumani ishte kampion i luftës kundër korrupsionit ndërsa sot, rezultatet e tij janë të dobëta.
Pasi e quan SPAK-un mburojë të partisë në pushtet, nga ana tjetër Berisha thotë se Task-Forca e kryesuar nga Dumani kishte bërë punë të mirë me rezultate të lartë ndërsa sot ai deklaron se në dy vite në krye të SPAK, rezultatet nuk krahasohen, për të theksuar se ka një performancë të dobët.
“Struktrua e Posaçme dhe e specializuar për korrupsionin SKAP-i i partisë është shndërruar në mburojë.
Task-Forca e viteve 2007-2013 e cila e vërteta është që kryesohej nga prokurorë por përbëhej nga një grup me i gjerë prokurorësh dhe jo prokurorë, punonjës policie dhe shërbim informativ që e bënte të pamundur fshehjen dhe manipulimin e dosjes.
Kjo Task-Forcë në vitin 2007-2008 sipas statistikës të botuar në raportet e Departamentit të Shtetit vendosi nën akuzë 1430 punonjës.
Nga këta u dënuan nga gjykata 630 punonjës.
Në dy vite kulmore të kësaj prokurorie speciaale janë dënuar gjithsej 199 persona në kohë kur krimet janë sa mali”, tha Berisha.
Por le të kujtojmë pak deklaratën e Berishës për Dumanin në kohën kur ai ishte prokuror i Task-Forcës.
“Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin? Kush e hoqi? Me të cilin Shqipëria..., për atë luftë që i bëri korrupsionit, Shqipëria u bë shembull botëror dhe janë dokumentet për kapitullin që shënoi. I bënë presion të jashtëzakonshëm Edi Rama dhe kundërshtarët e Sali Berishës. Ai nuk i rezistoi dot dhe tha, unë largohem. Ishte prokurori i Task-Forcës, kryeprokurori i Task-Focës, Dumani”, deklaronte asokohe Berisha.
Pra, këto janë dy standartet dhe qëndrimet kontradiktore të Berishës përballë Dumanit. /CNA
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Beli...
Berisha, theksoi se në momentin që do të vijë në pushtet, ...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën Jozefina Topalli...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga selia bl...
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirr...
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjeteve sociale ftoi emig...
Një ditë më parë, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratik...
Këshilltari për Ekonominë dhe Financat në PD, Dorian T...
Në një dalje publike mbrëmjen e së enjtes, “palaçoja” poli...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandate...
Në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imu...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ...
Kryeministri Edi Rama, në një rubrikë të përditshme me...
Pedagogu Ermal Hasimja i ka dhënë një “shuplakë të fortë” ...
Flutura Açka, e cila njihet si një nga ushtaret e Luli Bas...
Ka nisur para Bashkisë së Tiranës protesta e 42-të e o...
Nis protesta e Tiranës para Bashkisë së Tiranës ku kër...
Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17:0...
Deputetja Ina Zhupa, gjatë takimeve me peshkatarët në ...
Sot përpara Bashkisë së Tiranës do të zhvillohet prote...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...