Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...

Kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë socialiste në kryeqytet ka folur dhe për korrupsionin. Pak orë pasi SPAK zbarkoi në UBT për aferat me tenderat, Rama tha se kjo është një nga kategoritë më të prekura nga korrupsioni. Megjithatë tha Rama, sipas BE, vendi ynë është i pari në rajon për integritetin e tenderave me 80 pikë.
“Bashkimi Europian nuk bën dhurata dhe nuk bën politikë në këtë proces, por bën vetëm hesape. Pastaj vjen politika. Politika, madje që të jem i saktë, përdoret për të penguar, jo për të nxitur dhe afruar. Kur ti i ke bërë detyrat dhe atyre nuk i vjen përshtat sepse kanë ca halle të tjera, thonë jo se si ke bërë mirë, edhe të lënë aty të presësh, siç na lanë ne nja tre vjet që të kapërcenim nga kandidati në negociata, po politikë që të thotë “s'ka problem se nuk e ke bërë këtë, por ne na duhesh dhe do të afrojmë”, kjo nuk ekziston. Nuk ekziston. Të ishte se do ekzistonte, do kishin afruar Ukrainën.
S'është Ukraina më afër se sa ne. Pse jemi ne më afër? Sepse kemi bërë detyrat dhe e dini pse sot flitet për korrupsionin më shumë sesa ç'flitej më parë? Jo se ka më shumë korrupsion, por sepse është e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, që kur një vend dhe një shoqëri angazhohen fort në luftën kundër korrupsionit, ndodhin dy gjëra përpara se sa të kapërcehet kjo fazë. E para, rritet perceptimi i korrupsionit se flitet më shumë për korrupsionin dhe dyta rezultatet, objektivat që arrihen mbulohen nga një zhurmë shumë e madhe dhe nga një thashethemnajë shumë e madhe, që është ajo që ne jetojmë sot, dhe këto nuk i them unë. Janë të studiuara, të shkruara, të analizuara. Tani, nëse ka korrupsion, ku ka korrupsion? Korrupsion ka në garat për fondet, tenderat apo jo? Ajo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni, sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parave", tha Rama.
Rama gjtihashtu tha se jemi më afër BE duke qenë se burokracitë në vend janë pakësuar.
"Sot - nuk e themi ne këtë, po e thotë Bashkimi Europian, përmes strukturës së vet, që merret me analizën faktike, jo me gazetat dhe me portalet dhe me kanalet, - Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimeve publike në rajon dhe është me diferencë. Ne jemi 80 pikë, vendi i dytë është 71 pikë, 71 pikë, që është Mali i Zi, që është bashkë me ne, më afër derës së anëtarësimit. Pastaj vijnë të tjerë. Ne jemi të parë në prokurimet publike.
Nuk kemi qenë në këtë pozicion, kemi qenë ibret. Sot jemi të parët. Ku është tjetër? Është tek të gjitha ato radha e histori që për një certifikatë paguheshin lekë përpara se shkohej aty tek kopshti, te njësia pesë. Një tmerr i madh, “jo kam letër, jo s'kam letër”. Hajde, nesër”, “jo s’punon printeri, s'kam bojën e printerit” radhë e gjatë, për të marrë një dokument që ti ekziston. Të gjitha këto nuk ekzistojnë më. E dini se janë 47 milionë të llogaritura, 47 milionë kontakte për të marrë një dokument me e-Albania, që tani merret edhe nga brenda dhe nga jashtë. Tani ata që janë jashtë në diasporë, nuk ka nevojë fare të vijnë në Shqipëri për të bërë letra të caktuara. I bëjnë me telefon edhe nga Australia. 47 milionë kontakte që më parë ishin, “jo më jep ndonjë gjë, jo të jap ndonjë gjë, jo prit, jo hajde, jo fut mik”, por natyrisht që unë nuk e kam se si ta mohoj që të kemi akoma një problem jo të vogël me hipotekën", u shpreh Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë socialiste...
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari i ftuar në një...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një postim ka rikujtuar d...
Kaluan 13 ditë që nga mbledhja e grupit parlamentar të Par...
Erion Veliaj ka vazhduar sulmet e tij të pandalshme në...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeb...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi sot edhe 24 part...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj që pr...
Sot kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër do të ketë një ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka thyer heshtjen pas inter...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Enkelejd Alibeaj i partisë “Djathtas 1912” ka folur në lid...
Mëngjesin e sotëm një kamion ka ndaluar para Bashkisë së T...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për v...
Sot GJKKO me kërkesë të SPAK-ut ka dhënë 24 masa sigurie p...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, në Komisionin e Ligjev...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dha një intervis...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Xhonatan Pano...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...